Page 116 - Demo
P. 116
Kontrollo kompetencatPërsëritja III1 E vërtetë apo e gabuar?- Rajoni i Rusisë ka dalje në Oqeanin Atlantik. - Rajoni i Amerikës së Veriut është prodhues i madh botëror i peshkut dhe i produkteve të detit. - Rajoni i Amerikës së Jugut dallon për larmi të madhe kulturore. - Rajoni i Amerikës së Mesme dallohet për rezervat e mëdha të naftës. - Në relievin e rajonit të Amerikës së Mesme mbizotërojnë ultësirat e shumta. - Gjurmët e popullimit më të hershëm të planetit janë gjetur në rajonin e Rusisë. - Sot në rajonin e Amerikës së Veriut, sektori i shërbimeve dhe ai i financave janë zhvilluar më shumë. - Malet Bregdetare dhe ato Shkëmbore janë vargje malore që shtrihen në perëndim të Amerikës së Veriut. 2 Përcakto në hartë dhe vlerëso: vendndodhjen gjeografike të rajonit të:a) Rusisë; b) Amerikës së Veriut; c) Amerikës së Mesme; d) Amerikës së Jugut.3 Evidento tiparet dalluese të relievit, klimës, hidrografisë dhe botës së gjallë të rajonit të:a) Rusisë; b) Amerikës së Veriut; c) Amerikës së Mesme; d) Amerikës së Jugut.4 Diskuto mbi pyetjet:a) Cilat janë veçoritë e popullimit në rajonin e: • Rusisë;• Amerikës së Veriut;• Amerikës së Mesme;• Amerikës së Jugut.b) Si paraqitet shpërndarja dhe dinamika e popullsisë në rajonin e:• Rusisë;• Amerikës së Veriut;• Amerikës së Mesme;• Amerikës së Jugut.c) Çfarë zhvillimi ekonomik e karakterizon rajonin e:• Rusisë;• Amerikës së Veriut;• Amerikës së Mesme;• Amerikës së Jugut?5 Krahaso midis tyre tiparet fizike dhe humane të rajoneve të: Rusisë, Amerikës së Veriut, Amerikës së Mesme, Amerikës së Jugut dhe: a) evidento të përbashkëtat dhe dallimet midis tyre;b) plotëso tabelën e mëposhtme.Rajonet Një ose disa veçori dalluese të secilit rajonRusiaAmerika e VeriutAmerika e MesmeAmerika e JugutV G Rajonet e tjera të botës(Rajoni i Rusisë, Amerika e Veriut, Amerika e Mesme dhe Amerika e Jugut)114

