Page 117 - Demo
P. 117


                                    MësimiProjekt 2 (ora e parë)Rezultatet e të nxënitNë përfundim të këtij projekti, nxënësi/ja përmes kërkimit gjeografik: zbulon dhe vlerëson vlerat natyrore, historike, kulturore dhe ekonomike të rajoneve: të Rusisë, Amerikës së Veriut, Amerikës së Mesme, Amerikës së Jugut, Afrikës Veriore dhe Azisë Jugperëndimore, Afrikës Nënsahariane, Azisë Lindore, Azisë Juglindore, Azisë Jugore, Australisë dhe Oqeanisë;shfrytëzon teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit, si dhe materiale të tjera mbështetëse për realizimin e projektit;përzgjedh informacione dhe e përpunon atë (ndërton grafikë ose diagrame me të dhëna statistikore);evidenton veçoritë që e identifikojnë secilin prej rajoneve dhe vlerëson diversitetin midis tyre;respekton idetë e shfaqura nga të tjerët dhe ndan me ta përvojat individuale.Burimet kryesore të informacionit:teksti mësimor i Gjeografisë 8; kllastera dhe materiale të hulumtuara e të grumbulluara gjatë zhvillimit të temave mësimore; biseda me më të rriturit e familjes; informacione të siguruara nga interneti; guida të ndryshme turistike, enciklopedi, libra dhe revista me kuriozitete, shtypi dhe dokumentarë televizivë.Metodologjia që do të përdoret:punë me grupe, hulumtim, prezantim, diskutim, analizë, shkëmbim opinionesh.Mjetet që do të përdoren deri në realizimin e projektit: teksti mësimor i Gjeografisë 8, materiale të printuara (materiale të hulumtuara dhe të grumbulluara), shtypi, kompjuter, videoprojektor, tabelë prezantimi, shënjues, fletëpalosje, postera, fotografi, skica/vizatime, makete të ndërtuara nga nxënësit/et etj. Çështjet që do të trajtohen gjatë realizimit të projektit:Vlerësimi i pozitës gjeografike të secilit prej rajoneve.Lokalizimi në hartë i shteteve të secilit rajon.Identifikimi dhe analizimi i veçorive fiziko-gjeografike të secilit rajon.Evidentimi i veçorive të popullimit dhe të kulturës së secilit prej rajoneve.Analizimi i tipareve kryesore të zhvillimit ekonomik dhe të shpërndarjes gjeografike të ekonomisë së secilit rajon.Përshkrim përmbledhës i veprimtarive kryesore që do të zhvillohen gjatë orës së parë të projektitNdarja e nxënësve në grupe me nga katër anëtarë secili.Përcaktimi i roleve brenda secilit grup.Sugjerime edhe nga nxënësi/et e grupeve të tjera mbi ide të ndryshme rreth projektit.Sugjerime nga mësuesi/ja për detyrat tematike që kanë përgatitur gjatë temave mësimore për rajonet e botës, për t’i përfshirë ato në produktin e projektit që do të prezantojnë në orën e dytë të tij.Tema: Veçoritë fiziko-gjeografike dhe humane të rajoneve të tjera të botës115
                                
   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121