Page 12 - Demo
P. 12
Rajonet dhe rajonizimi Rajonet kulturoreKur një hapësirë e caktuar rajonizohet duke u bazuar në veçoritë kulturore të saj, rajoni i formuar quhet rajon kulturor.Rajonet kulturore janë të ndryshme. Disa nga elementet bazë mbi të cilat ato krijohen, janë: grupet shoqërore, gjuha, besimi fetar dhe traditat.• Rajonet kulturore sipas grupeve shoqërore. Rajonizimet që mund të bëhen mbi bazën e ndryshimeve kulturore apo strukturore që pësojnë grupet shoqërore, janë të natyrave të ndryshme. Në shekuj, grupet shoqërore kanë njohur forma të ndryshme organizimi, duke pësuar ndryshime të dukshme në elementet kulturore. Në përputhje me zhvillimet teknologjike dhe me strukturimin e ekonomive të çdo vendi, grupet shoqërore kanë ndërtuar një kulturë të re të punës, të jetesës dhe të sjelljes sociale. Kështu, modeli i familjes ka pësuar ndryshime në numrin e anëtarëve dhe në rolin drejtues të saj. Në lidhje me numrin e anëtarëve, disa kultura ruajnë ende traditën e familjeve të mëdha (modele patriarkale), ndërkohë që disa të tjera kanë në bazë të tyre familjet e vogla (shih figurën 3). +DUWDIL]LNHH(YURSÅVNX$OSHWSDUDTLWHQVLUDMRQIL]LNGjermaniBerlinHamburgDyseldorfAmsterdamKëlnPragëVienëMynihParis ShtutgartGjenevëMilanoBernZyrihVaduzSan MarinoZagreb LjubianëMonako FirenceMarsejëMasivi QendrorMalet PirenejLionAndorrëTorinoLuksemburgBrukselLilëRoterdamHagëLondërMançesterLids6KH¿OGDublinBirmingamFrankfurtHolandëBelgjikëBritania e MadheDeti i VeriutOqeaniAtlantikDeti AdriatikFrancëZvicër AustriItaliA l p eKanali i La Manshit2LEGJENDË Alpet e EvropësOAAlpet e Evropës janë vargje malore të formuara rreth 60 milionë vjet më parë. Ndonëse shtrihen në disa shtete, si: Francë, Itali, Zvicër, Lihtenshtajn, Austri dhe Slloveni, Alpet përfaqësojnë një rajon fizik të vetëm, për shkak të lartësisë së tyre në reliev. )RWRJUDILWÅSDUDTHVLQG\\PRGHOHWÅQGU\\VKPHIDPLOMHVKD1MÅIDPLOMHHPDGKH E1MÅIDPLOMHHYRJÅO310

