Page 120 - Demo
P. 120


                                    Rajonet e tjera të botës Kushtet natyrore të rajonitRelieviFormat kryesore të relievit të këtij rajoni janë shkretëtirat, rrafshnaltat, malet dhe luginat. Pjesa më e madhe e sipërfaqes së Afrikës Veriore mbulohet nga shkretëtira e Saharasë. Ajo zë gati 1/3 të kontinentit afrikan dhe është më e madhja në botë. Saharaja shtrihet në gjerësitë tropikale, nga vargmalet Atlas në veriperëndim, deri në Detin e Kuq në lindje. Shtrirja e vargmaleve Atlas (4167 m) përgjatë bregdetit përbën një barrierë natyrore për masat ajrore të lagështa të Atlantikut. Shkretëtira e Saharasë përbëhet nga pllaja të ulëta, të mbuluara me duna e “dete rëre” dhe lartësinë më të madhe e arrin në malet Ahagar e Tibest. Përgjatë kësaj sipërfaqeje ku reshjet thuajse mungojnë, ujërat nëntokësore që burojnë prej maleve Atlas krijojnë oaze të izoluara. Në lindje të Saharasë, përgjatë rrjedhës së lumit të Nilit, toka është më pjellore. Në Azinë Jugperëndimore relievi është i thyer, për shkak të lëvizjeve të pllakave tektonike. Pjesa verilindore dhe ajo lindore e Azisë Jugperëndimore përbëhen kryesisht nga rrafshnalta të thata dhe të zhveshura, si rrafshnalta e Anadollit dhe ajo e Iranit, të cilat rrethohen nga male të thepisura (Taurus, Pontik, Elbruz, Zagros). Pjesën jugore të Azisë Jugperëndimore e zënë kryesisht shkretëtira e Sirisë dhe ajo Arabike (shih figurën 2). A e dini se... Përplasja midis pllakës arabe me atë euroaziatike ka ngritur në lartësi rrafshnaltën e Anadollit dhe malet Zagros në Iran. Këto lëvizje shkaktojnë vazhdimisht tërmete në Turqi, Iran dhe në zonat përreth. KlimaPër shkak të gjerësisë gjeografike dhe të tipareve të relievit, pjesa më e madhe e rajonit ka klimë të nxehtë e të thatë. Lagështia e ajrit rritet nga zonat e ulëta drejt zonave malore. Zonat bregdetare të Mesdheut kanë klimë mesdhetare, ndërsa në rrafshnalta dallohen tipare të klimës së stepave. Në hapësirat shkretinore temperaturat janë të larta dhe mungojnë reshjet. HidrografiaNë këtë rajon kalon rrjedha e mesme dhe e poshtme e Nilit, i cili është lumi më i gjatë në botë (6693 km). Ai buron nga lartësitë e Afrikës Juglindore dhe, gjatë rrugëtimit të tij përmes zonave kryesisht shkretinore mbledh disa degë lumore (Nili Albert, Nili Blu, Nili Viktoria, Nili i Bardhë etj.), një sërë ujëvarash e moçalesh dhe derdhet në Detin Mesdhe. 'LVDIRUPDWÅUHOLHYLWQÅUDMRQLQH$IULNÅV9HULRUHGKHWÅ$]LVÅ-XJSHUÅQGLPRUHD3DPMHQJD6KNUHWÅWLUD$UDELNH E3DPMHQJDOXPL7LJÅU F3DPMHQJDPDOL$WODV2118
                                
   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124