Page 122 - Demo
P. 122


                                    MësimiI.1MediaAnadollEgjipti i PoshtëmEgjipti i SipërmLumi TigërDeti PersikDeti i KuqDeti MesdheShkretëtira SirianeGjysmëhënaPjelloreAsiriMesopotamiGadishulli SinaiLumi EufratLumi NilVendbaninet e fenikasve3.10 Kultura dhe popullimi i hershëm i rajonit Në rajonin e Afrikës Veriore dhe Azisë Jugperëndimore gjenden disa nga vatrat më të hershme dhe më të rëndësishme të kulturës botërore. Kështu, rreth 3500 vjet pr.K., midis lumenjve Tigër dhe Eufrat lindën qytetërimet e lashta të sumerëve, babilonasve dhe asirianëve, si dhe shkrimi sumerian. Të gjitha këto e bënë Mesopotaminë “djepin e qytetërimit”. Në vitin 3100 pr.K., në luginën e Nilit lindi dhe u zhvillua qytetërimi egjiptian, i cili krijoi shtetin e parë të centralizuar që njeh shoqëria njerëzore. Një trashëgimi e çmuar e njerëzimit është edhe alfabeti fonetik i popullsisë fenikase (1000 vjet pr.K.), e cila dallohej edhe për veprimtarinë e saj lundruese e tregtare. Përmes shkrimit u bë e mundur ruajtja e të dhënave, shpërndarja e informacionit dhe shkollimi. Rajoni njihet gjithashtu edhe si vatra e disa besimeve fetare (judaist, kristian dhe islam), ndonëse sot në hapësirën e tij kulturore mbizotëron besimi islam. Diskutojmë: Në rajonin e Afrikës Veriore dhe të Azisë Jugperëndimore kanë lindur disa nga qytetërimet më të hershme të njerëzimit. Gjithashtu, ky rajon është i njohur për rezervat më të mëdha të naftës në botë. Sipas njohurive që keni, evidentoni disa nga qytetërimet e tij të hershme, si dhe disa vende që njihen si prodhuese dhe eksportuese të mëdha të naftës.POPULLIMI, KULTURA DHE ZHVILLIMI EKONOMIK NË AFRIKËN VERIORE DHE AZINË PERËNDIMOREFjalë kyçe kultura dhe popullimi i hershëm popullimi i sotëm dhe kultura e rajonit modelet e zhvillimit ekonomik të rajonit'ÅVKPLHT\\WHWÅULPLWPHVRSRWDP )DUDRQÅWH(JMLSWLW'LVDHOHPHQWHWÅNXOWXUÅVVÅKHUVKPHWÅYHQGHYHWÅrajonit+DUWDSDUDTHWVKWULUMHQHGLVDT\\WHWÅULPHYHWÅKHUVKPHWÅUDMRQLW21 Popullimi i sotëm dhe kultura e rajonitRajoni ka afërsisht 450 milionë banorë, me një shpërndarje të pabarabartë në të gjithë hapësirën e tij. Shtrirja e madhe e rajonit, prania e shkretëtirave dhe mungesa e ujit të pijshëm janë faktorët që kanë ndikuar ndjeshëm në këtë shpërndarje të popullsisë. Kështu, disa zona urbane të Egjiptit kanë një dendësi të madhe të popullsisë, ndërkohë që shumë zona të Saharasë janë të pabanuara. Pjesa më e madhe e popullsisë jeton përgjatë bregdetit, në luginat e lumenjve, si dhe në disa zona të larta e me reshje. Megjithëse janë bërë vazhdimisht përpjekje për t’i shtrirë zonat e banueshme edhe përgjatë shkretëtirave, kjo nuk ka qenë e mundur për shkak të mungesës së ujit dhe tokës jopjellore.120
                                
   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126