Page 125 - Demo
P. 125
Rezultatet e të nxënitNë përfundim të kësaj ore diskutimi, nxënësi/ja: • evidenton popullimin dhe kulturën e hershme të rajonit;• analizon veçoritë e zhvillimit ekonomik, degët kryesore, faktorët që ndikojnë dhe perspektivën ekonomike të këtij rajoni;• identifikon disa nga veçoritë e zhvillimit ekonomik dhe problematikat që shqetësojnë sot vendet e rajonit (ecuria e ekonomisë së këtij rajoni në raport me atë të ekonomisë botërore, konfliktet etnike dhe fetare, emigracioni etj.);• shfaq kureshtje, vlerëson dhe respekton diversitetin fizik, social, ekonomik e kulturor të rajonit, si dhe jep mendimin e vet në ndihmë të zbutjes/zgjidhjes së problematikave që e shqetësojnë.Koha dhe vendi i zhvillimit të orës së diskutimit: 45 minuta; në klasë.Materialet burimore: teksti mësimor, informacione dhe harta të siguruara nga interneti ose nga enciklopedi të ndryshme, si dhe materiale të tjera të rekomanduara nga mësuesi/ja.Mjetet e punës:teksti mësimor, atlasi gjeografik, postera, fletëpalosje, laptop (ose kompjuter) dhe videoprojektor, tabakë letre, fotografi të disa vendeve tërajonit, materiale teorike, harta të ndryshme etj.Metodologjia që do të përdoret: stuhi mendimesh, punë në grupe, paraqitja e materialit të përgatitur (me anë të PowerPoint-it, videove, posterave, fletëpalosjeve), diskutim, debat (pro-kundër). Puna përgatitore:• Për realizimin e orës së diskutimit, nxënësit duhet të bazohen në njohuritë e marra nga teksti mësimor dhe të hulumtojnë për veçoritë fiziko-gjeografike, popullimin e hershëm e të sotëm të rajonit të Afrikës Veriore/Azisë Jugperëndimore, për tiparet e zhvillimit ekonomik dhe perspektivën e tij, si dhe për problematikat që shqetësojnë rajonin.Hapat që do të ndiqni gjatë zhvillimit të orës së diskutimit• Pse rajoni i Afrikës Veriore dhe i Azisë Jugperëndimore është quajtur “djepi i qytetërimit botëror”? Cilat gjuhë dhe besime kanë lindur aty?• A po ndryshon sot nga aspekti demografik ky rajon? Pse?• Cila janë veçoritë e zhvillimit ekonomik të rajonit? Cilat janë degët kryesore që mbështesin zhvillimin e vendeve të rajonit? Cilët faktorë ndikojnë në zhvillimin ekonomik të tyre? Cila është perspektiva ekonomike e rajonit?• Cilat janë disa nga problematikat që shqetësojnë sot këtë rajon?• Pse kanë lindur këto problematika? Sipas jush, cila do të ishte rruga më e drejtë për zbutjen apo zgjidhjen e problemeve që ka sot rajoni?ORË DISKUTIMITEMA: PROBLEMET E SOTME TË RAJONIT TË AFRIKËS VERIORE/AZISË JUGPERËNDIMORE DHE PERSPEKTIVA E ZGJIDHJES SË TYREsë problematikave që eratëme anë të-kundër)botëror”?Cilatgjuhëdhe besime kanëlindur aty?• A po ndryshon sot nga aspekti demografik ky rajon? Pse?• Cila janë veçoritë e zhvillimit ekonomik të rajonit? Cilat janë degët kryesore që mbështesinzhvillimin e vendeve të rajonit? Cilët faktorë ndikojnë në zhvillimin ekonomik të tyre? Cilaështë perspektiva ekonomike e rajonit?• Cilat janë disa nga problematikat që shqetësojnë sot këtë rajon?• Pse kanë lindur këto problematika? Sipasjush, cila do të ishte rruga më e drejtë për zbutjenapo zgjidhjen e problemeve që ka sot rajoni?123

