Page 130 - Demo
P. 130


                                    MësimiI.13.12 Tregtia e skllevërve dhe ndikimi kolonial në rajonNë periudhat e hershme, popullsia e Afrikës ishte e ndarë në fise, ku secili prej tyre kishte territorin e vet të ndarë me kufij. Historia e rajonit ndryshoi në mesin e shek. XV, kur në bregun perëndimor mbërritën anijet portugeze dhe nisi tregtimi famëkeq i skllevërve. Në vitet 1600-1865, nga Afrika u tregtuan rreth 12 milionë skllevër në drejtim të Amerikës, shumë prej të cilëve humbën jetën për shkak të transportit në kushte të vështira. Pjesa më e madhe e skllevërve u dërgua fillimisht në plantacionet e Amerikës së Jugut e të Karaibeve dhe vetëm ¼ e tyre u vendosën në jug të ShBA-së. Sundimi i gjatë kolonial dhe ngjarjet që rrodhën më pas (vendosja e kufijve nga evropianët) kanë ndikuar shumë në zhvillimin social, ekonomik, demografik dhe politik të këtij rajoni. Konkurrenca dhe ambiciet e fuqive kolonialiste për territore dhe burime natyrore në Afrikë, sollën pushtimin dhe ndarjen e saj (deri në Luftën e Parë Botërore). Kufijtë e sotëm të shteteve afrikane (me ndryshime të pakta) janë rrjedhojë e kufijve kolonialë të vendosur në traktatet evropiane gjatë periudhës së viteve 1884-1916. Në shumicën e vendeve, sundimi kolonial nisi më 1880-ën dhe përfundoi në vitin 1960. Gana ishte shteti i parë afrikan që fitoi pavarësinë (më 1957), ndërsa vendi i fundit ishte Eritrea (në vitin 1993). POPULLIMI, KULTURA DHE ZHVILLIMI EKONOMIK NË AFRIKËN NËNSAHARIANE Diskutojmë: Afrika njihet edhe si vendlindja e njerëzimit. Gati 2 milionë vjet më parë, në pjesën lindore të këtij kontinenti u shfaqën qeniet e para njerëzore, të cilat ndryshonin shumë nga pikëpamja anatomike me njeriun e sotëm. Zbulimet arkeologjike tregojnë se rreth 200 000 vite më parë, po në Afrikë (në Etiopi) është shfaqur edhe homosapiensi. Bazuar në njohuritë tuaja dhe në burime të tjera, paraqitni fakte rreth historisë së lindjes së njerëzimit. OQEANI I NGRIRË I VERIUTOQEANI INDIANOQEANI PAQËSORRrethi ArktikO Q E A N I ATLANTIK400J400V1200P1600P1600L800L0000Tr o p i k u i G a f o r r e s Tropiku i Bricjapit EVROPË AZIAFRIKËLiqeni Turkana, Kenia1,6 milion vite më parëTrinil, Indonezi700 000 vite më parëDelta e lumit Klasies,Afrika e Jugut100 000 vite më parë 4 000 kilometraMigrimet e hershme të njeriut (1 600 000 - 10 000 vjet pr.K.)0Shpella Tabon, Filipine30 000 vite më parëLiqeni Mungo, Australi38 000 vite më parëMonte Verde, Kili12 000-33 000 vite më parëBlekuoter Drou, ShBA11 000 vite më parëMidoukraftRokshelter, ShBA12 000 vite më parë Zonë me fosile të homoerektusit Zonë me fosile të homosapiensit Rrugët e migrimit të homoerektusit Rrugët e migrimit të homosapiensit Kufijtë e shtrirjes së akullzimit të fundit (18 000 pr.K.) Shtrirja e sipërfaqes së tokës (pas 18 000 pr.K.)Pedra furada, Brazil12 000-30 000 vite më parëRusi15 000 vite më parëHeideberg, Gjermani600 000 vite më parëMladek, Rep. Çeke33 000 vite më parëUbeidiya, Izrael1 milion vite më parëLiujiang, Kinë67 000 vite më parë Tighenif. Algjeri700 000 vite më parëQafzeh, Izrael92 000 vite më parë Lantian, Kinë700 000 vite më parëShpella Diuktai, Rusi14 000 vite më parëZonat e origjinës së njeriutVA M E R I K A E VERIUTAUSTRALI AMERIKA E JUGUTanFjalë kyçe t tregtia e skllevërve dhe ndikimi kolonial mozaiku etnik i rajonit dinamika e popullsisë zhvillimi ekonomikpsp+RPRVDSLHQV128
                                
   124   125   126   127   128   129   130   131   132   133   134