Page 132 - Demo
P. 132


                                    Rajonet e tjera të botësstrehimit, kujdesit shëndetësor, shkollimit, si dhe gjetjen e mundësive për punësim.Rajoni dallohet për një shpërndarje të pabarabartë të popullsisë. Rreth 66% e afrikanëve jetojnë në zona rurale. Zonat me dendësinë më të madhe të popullsisë gjenden në vende si Ruanda, Burundi dhe Nigeria. Faktorët që ndikojnë në shpërndarjen e pabarabartë të popullsisë janë kryesisht kushtet natyrore (temperaturat e larta, mungesa e ujit) dhe prania e gjallesave që bartin sëmundje vdekjeprurëse (miza cece, mushkonja anofele, miza e zezë etj.). Sëmundjet infektive, si malaria, kolera, sëmundja e gjumit dhe sidomos HIV,AIDS-i, shkaktojnë rreth 50% të numrit të vdekjeve në rajon. Ky rajon ka edhe numrin më të madh në botë të personave të infektuar me HIV-AIDS (rreth 63%), ku përqindjen më të lartë e përbëjnë femrat dhe mosha më e prekur është ajo midis 15-24 vjeç.  Zhvillimi ekonomikEkonomia e rajonit është e lidhur ngushtë me eksportin e lëndëve të para, si dhe me sektorët e bujqësisë dhe të blegtorisë. Bimët kryesore që kultivohen dhe shkojnë për eksport janë: kakaoja, kafeja, orizi, kikiriku, drithërat etj. Në savanë dhe në zonat në kufi të shkretëtirave është e zhvilluar blegtoria, e cila dallohet për mbarështimin e gjedhëve, shpendëve dhe bagëtive të imëta. Në disa vende është i zhvilluar edhe peshkimi.Rajoni i Afrikës Nënsahariane është i pasur me rezerva të mëdha ari, platini, bakri, nafte dhe mineralesh të tjera të çmuara. Radha jote1 ĨĂƌģƉĂƐŽũĂƐŚƐŽůůŝƐƵŶĚŝŵŝŬŽůŽŶŝĂůŶģƌĂũŽŶŝŶĞĨƌŝŬģƐEģŶƐĂŚĂƌŝĂŶĞ͍2 WģƌƐŚŬƌƵĂũƉģƌďģƌũĞŶĞƚŶŝŬĞƚģƌĂũŽŶŝƚ͘3 ffiǀŝĚĞŶƚŽƐŚƉģƌŶĚĂƌũĞŶĚŚĞĚŝŶĂŵŝŬģŶĞƉŽƉƵůůƐŝƐģƐģƌĂũŽŶŝƚ͘4 WƐĞĨƌŝŬĂsĞƌŝŽƌĞĚŚĞĨƌŝŬĂ:ƵŐŽƌĞƵƉģƌŬĂƐŝŶĚLJƌĂũŽŶĞǀĞƚģŶĚƌLJƐŚŵĞ͍5 ,ƵůƵŵƚŽ͕ƉģƌnjŐũŝĚŚŝŶĨŽƌŵĂĐŝŽŶĞĚŚĞƉģƌŐĂƟƚŵĞƚŽŶũģĚĞƚLJƌģƚĞŵĂƟŬĞƌƌĞƚŚ͗ĂͿĚŝƐĂƉƌĞũƉƌŽďůĞŵĞǀĞĞƚŶŝŬĞ ƚģ ƌĂũŽŶŝƚ͖ ďͿ ƉƌŽďůĞŵĞǀĞ ƐŽĐŝĂůĞ ;ƐģŵƵŶĚũĞƚ ĞƉŝĚĞŵŝŬĞ͕ ŬĞƋƵƐŚƋLJĞƌũĂ͕ŵŽƐŚĂŵĞƐĂƚĂƌĞ Ğ Ƶůģƚ͕ǀĚĞŬƐŚŵģƌŝĂĨŽƐŚŶũŽƌĞĞƚũ͘ͿƋģƐŚƋĞƚģƐŽũŶģŬģƚģƌĂũŽŶ͘FjalorSëmundja e gjumit - sëmundje infektive, e cila ndeshet kryesisht në popullsinë afrikane që jeton midis paraleleve 150 në veri dhe në jug të Ekuatorit. Ajo përhapet te njerëzit dhe kafshët nga miza cece.Për eksportin e mineraleve dallon Afrika e Jugut, e cila jep rreth 27% të prodhimit botëror të arit dhe 50% të platinit. Afrika Perëndimore (kryesisht Nigeria dhe vendet e saj fqinje) eksporton naftë. Bregu i Fildishtë prodhon kakaon, e cila eksportohet pothuajse e gjitha në Evropë për industrinë e çokollatës. Afrika Lindore eksporton më së shumti vajin e palmës dhe sojën, ndërsa Afrika Qendrore dallohet për eksportin e lëndës drusore. Rajoni i Afrikës Nënsahariane dallohet edhe për zhvillimin e ekonomisë bujqësore në disa zona urbane. Për plotësimin e nevojave familjare, në disa qytete, në sipërfaqe të vogla toke ose kopshte kultivohen bimë bujqësore, si dhe mbarështohen bagëti e shpendë. Kështu, në Mombasa të Kenias, rreth 15% e familjeve merren me ekonomi bujqësore.3DPMHQJDQMÅSODQWDFLRQLSURGKLPLWWÅNDNDRV%UHJXL)LOGLVKWÅ3DPMHQJDQMÅPLQLHUÅHQ[MHUUMHVVÅPLQHUDOHYHWÅQGU\\VKPH$IULNÅH-XJXW2 3130
                                
   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136