Page 135 - Demo
P. 135


                                    Rajonet e tjera të botësMësimiI.13.13 Pozita gjeografike dhe rajonizimiNë përbërje të rajonit të Azisë Lindore përfshihet pjesa kontinentale dhe ishullore në lindje të kontinentit aziatik. Ky rajon shtrihet nga rrjedha e sipërme e lumit Obi dhe malet e larta në qendër të kontinentit aziatik, në perëndim, deri në Oqeanin Paqësor në lindje. Në veri, ai kufizohet me rajonin e Rusisë, ndërsa në jug me rajonin e Azisë Juglindore. Sipërfaqja e madhe, pozicioni gjeografik dhe relievi i thyer e kanë vështirësuar lidhjen e këtij rajoni me rajonet e tjera, megjithatë marrëdhëniet ekonomike e tregtare me to nuk kanë munguar. Që nga lashtësia e deri më sot, Kina është vendi kryesor që ka mbajtur lidhje të vazhdueshme tregtare, ekonomike dhe kulturore me rajonet e tjera të botës. Lartësia e relievit të rajonit ulet nga perëndimi në lindje, duke mundësuar kështu edhe një ndarje fiziko-gjeografike të kësaj hapësire në disa nënrajone, të cilat janë: Pllaja e Tibetit,Harku i gjerë me rrafshnalta e vargmale të ulëta, Hapësira e fushave të gjera bregdetare, Shelfi kontinental, Ishujt e Japonisë.Diskutojmë: Pyjet dhe malet e Kinës jugperëndimore janë quajtur shpesh “shtëpia” e ariut panda, një nga kafshët më të dashura në botë. Për fat të keq, panda është sot një specie në zhdukje, pavarësisht fushatave të shumta në mbrojtje të saj. Çfarë dini për këtë kafshë, habitatin natyror dhe faktorët që kërcënojnë jetën e saj?POZITA GJEOGRAFIKE DHE KUSHTET NATYRORE TË AZISË LINDOREFjalë kyçe pozita gjeografike dhe rajonizimi kushtet natyroreKINËJAPONI KOREJA E VERIUTKOREJA E JUGUTRajoni i Azisë JugoreRajoni i Azisë JuglindoreRajoni i RusisëPhenianHong-KongPllaja e TibetitMançuriLumi HuanheHarta fizikogjeografike e rajonit WÅ$]LVÅ/LQGRUH 1RAJONI I AZISË LINDORE133
                                
   129   130   131   132   133   134   135   136   137   138   139