Page 136 - Demo
P. 136
Rajonet e tjera të botës• Pllaja e Tibetit njihet ndryshe si “çatia e botës”. Nga kjo pllajë burojnë shumë nga lumenjtë e Kinës dhe të Azisë Juglindore.• Harku i gjerë me rrafshnalta e vargmale të ulëta shtrihet më në veri të Tibetit dhe përbëhet nga shkretëtira e malësi (përfshirë edhe Pllajën Mongole). Këtu gjenden edhe rrjedhat e sipërme të dy lumenjve më të mëdhenj të Kinës (Hoang He dhe Jangce).• Hapësira e fushave të gjera bregdetare shtrihet më në lindje të nënrajonit të mësipërm dhe përbëhet nga male të ulëta e kodra (sidomos në drejtim të jugut). Në këtë hapësirë gjenden edhe tri pellgjet e mëdha lumore (Sikjang, Huanhe dhe Jangce) të Kinës. Pjesë të kësaj hapësire janë edhe Gadishulli Korean, pjesët më në perëndim të Siberisë Jugore, si dhe pjesët e ulëta të Mongolisë.• Shelfi kontinental laget nga Deti i Verdhë, Deti i Kinës Lindore dhe Deti i Kinës Jugore. Këtu përfshihen edhe ishujt Hong-Kong, Hajnan dhe Tajvan. • Ishujt e Japonisë (janë ishuj vullkanikë dhe nuk bëjnë pjesë në shelfin kontinental) gjenden në Paqësorin veriperëndimor, në një zonë të paqëndrueshme, ku pllakat e Paqësorit të Filipineve dhe të Euroazisë përplasen me njëra-tjetrën. Zinxhiri i ishujve të Japonisë është vazhdimisht nën ndikimin e veprimtarive vullkanike e sizmike, si dhe të cunameve, pasi shtrihet përgjatë një pjese të Unazës së Zjarrtë të Paqësorit.llajë ëërae tri s. Pjesë erëndim të KinëPekinHarbinHailarSeulTokioSaporoPhenian OsakaTaipeiUlan BatorMongoli Koreja e VeriutKoreja e JugutJaponiHajnanMakau Hong-KongTajvanDeti i JaponisëOqePaqDeti i Kinës LindoreDeti i Kinës JugoreDeti i Verdhë Kushtet natyroreRelieviRajoni i Azisë Lindore dallohet për relievin e lartë dhe të vështirë, me forma të thepisura, të cilat janë krijuar nga forca të fuqishme tektonike. Trajtat kryesore të relievit janë malet, pllajat, shkretëtirat dhe luginat. Të pranishme janë edhe fushat e ultësirat lumore, të cilat gjenden në lindje të rajonit. Vargjet malore, pllajat e thyerjet janë rezultat i përplasjes së pllakës indiano-australiane me atë euroaziatike. Nga përplasja e pllakave tektonike janë formuar malet Himalaje, Pllaja e Tibetit, si dhe një sërë vargjesh e luginash ndërmalore në juglindje dhe në jugperëndim të tyre. +DUWDSROLWLNHHUDMRQLWWÅ$]LVÅ/LQGRUH 2'LVDIRUPDWÅUHOLHYLWWÅUDMRQLWWÅ$]LVÅ/LQGRUHD3DPMHQJD+LPDODMHW E3DPMHQJD3OODMDH7LEHWLW F3DPMHQJDEXULPLLOXPLW6LNMDQJ3Gjatë përplasjes tektonike (e cila zë fill rreth 60 milionë vjet më parë dhe vazhdon edhe sot), Himalajet janë ngritur në pjesën veriore dhe janë zgjeruar në pjesën verilindore të tyre.134

