Page 137 - Demo
P. 137


                                    Rajonet e tjera të botësKlimaNë rajon dallohen dy zona klimatike: klima e brendshme kontinentale dhe klima musonike e Lindjes. Klima e brendshme kontinentale, e cila dallohet për dimrin e acartë dhe verën e nxehtë, përfshin pjesën perëndimore të Kinës, Pllajën Mongole, shkretëtirat Xinjiang e Çinghai, si dhe pllajën e Tibetit. Ndër to, Pllaja e Tibetit dallon për diferencat e mëdha të temperaturës. Klima musonike e Lindjes krijohet nën ndikimin e masave ajrore të ftohta kontinentale (që mbizotërojnë në dimër) dhe të masave ajrore të ngrohta detare e oqeanike (mbizotëruese në verë). Dimri musonik (i thatë, i gjatë dhe i vështirë) ndeshet kryesisht në Pllajën Mongole dhe në Pllajën e Kinës Veriore (ndonjëherë hasen ngrica edhe në Kinën Jugore). Në Kinën qendrore dhe në atë jugore, dimri është më i shkurtër dhe jo shumë i ashpër, për shkak të ndikimit të masave ajrore që vijnë nga deti i Kinës Jugore. Musoni veror sjell reshje sezonale (prej masave ajrore oqeanike) dhe ndikon në klimën e Japonisë jugore dhe në atë të ishullit të Tajvanit. Ndërkaq, Koreja dhe Japonia Veriore, të cilat janë nën ndikimin e masave ajrore kontinentale që vijnë nga Euroazia, kanë verë të nxehtë e dimër të ftohtë dhe lagështi gjatë gjithë vitit (për shkak të afërsisë me detin). HidrografiaVendin kryesor në hidrografinë e këtij rajoni e zënë lumenjtë, të cilët dallohen për prurje të mëdha ujore e të ngurta dhe që shpesh shkaktojnë përmbytje. Tre lumenjtë më të mëdhenj janë Huanhe, Jangce dhe Sikjang, të cilët në pjesën më të madhe të gjatësisë së tyre janë të lundrueshëm dhe përdoren për transport, peshkim e hidroenergji. Përgjatë tyre janë ngritur qytete të rëndësishme dhe porte. Në Japoni, lumenjtë janë të shkurtër e të rrëmbyeshëm.Bota e gjallë Në Azinë Lindore, flora dhe fauna ndryshojnë sipas rajoneve klimatike. Kina dhe Japonia janë vende të pasura me pyje konifere, gjethegjera dhe me bimësi të përzier. Duke qenë se me kalimin e kohës fushat dhe basenet e lumenjve, për shkak të dendësisë së lartë të popullsisë, janë shndërruar në zona bujqësore e urbane, sipërfaqet pyjore kanë ardhur duke u zvogëluar dhe janë kufizuar kryesisht në zonat malore. Në pyjet e maleve të Kinës Jugperëndimore, të cilat dallojnë për biodiversitetin e tyre, rritet edhe bambuja, që është një habitat i ariut panda (simboli i kafshëve të Kinës). Në këtë rajon rriten lloje të shumta zogjsh, gjitarësh, zvarranikësh, amfibësh e peshqish, midis të cilave ka edhe specie të rralla që kërcënohen nga zhdukja. Përveç ariut panda, Kina dallohet edhe për majmunët e artë, delfinët e ujërave të ëmbla dhe lejlekun kurorëkuq; Japonia dallohet për salamandrën gjigante (më e madhja në botë), ndërsa Gadishulli Korean, për lloje të shumta zogjsh. Radha jote1 WģƌĐĂŬƚŽĚŚĞǀůĞƌģƐŽƉŽnjŝƚģŶŐũĞŽŐƌĂĮŬĞƚģƌĂũŽŶŝƚƚģnjŝƐģ>ŝŶĚŽƌĞ͘2 ffiǀŝĚĞŶƚŽŶģŶƌĂũŽŶĞƚƋģƉģƌďģũŶģƌĂũŽŶŝŶ͘3 WģƌŵĞƐŶũģƵĚŚģƟŵŝŝŵĂŐũŝŶĂƌ͕ĞǀŝĚĞŶƚŽŬƵƐŚƚĞƚŶĂƚLJƌŽƌĞƚģƌĂũŽŶŝƚƚģnjŝƐģ>ŝŶĚŽƌĞ͘4 ,ƵůƵŵƚŽ͕ƉģƌŐĂƟƚĚŚĞƉĂƌĂƋŝƚŶũģĚĞƚLJƌģƚĞŵĂƟŬĞŵďŝ͗ĂͿǀĞĕŽƌŝƚģĞďŽƚģƐƐģŐũĂůůģƚģƌĂũŽŶŝƚ͖ďͿƌĂƉŽƌƟŶŵŝĚŝƐƉŽnjŝĐŝŽŶŝƚŐũĞŽŐƌĂĮŬĚŚĞƌĞůŝĞǀŝƚƚģ<ŝŶģƐĞƚģ:ĂƉŽŶŝƐģĚŚĞůŝĚŚũĞƚƋģŬĂŶģŬƌŝũƵĂƌĂƚŽŵĞďŽƚģŶ͘3DPMHQJDERWD4 HJMDOOÅHUDMRQLWD3LVKÅE$ULXSDQGDF0DMPXQLLDUWÅ135
                                
   131   132   133   134   135   136   137   138   139   140   141