Page 139 - Demo
P. 139


                                    Rajonet e tjera të botësGjatë shek. IV ps.K., në shumicën e ishujve të Japonisë qeverisnin klanet ushtarake. Klani qeverisës i popullsisë më të madhe (Jamato) është themeluesi i dinastisë së parë japoneze. Në ishujt periferikë të Japonisë mbizotëronin popullsitë indigjene, si ainu, oroksi etj. Më vonë, nga asimilimi i tyre u formua popullsia japoneze. Evoluimi i shoqërisë japoneze ka ardhur si rezultat i ndërthurjes së teknologjisë së përparuar perëndimore (sidomos të Britanisë) me arritjet e traditës indigjene. Veçoritë e popullimit të sotëm të rajonitPopullsia e Azisë Lindore përbën rreth 21,94% të popullsisë së botës dhe ka një dendësi mesatare rreth 147 banorë/km2. Vlerat më të larta të dendësisë mesatare të popullsisë regjistrohen në ishullin Makau dhe në Hong Kong, kurse ato më të ulëta, në Mongoli. Mosha mesatare është 38,2 vjeç dhe rreth 60,9% të popullsisë së përgjithshme e zë ajo urbane. 0200 000 000400 000 000600 000 000800 000 0001 000 000 0001 200 000 0001 400,000 000Popullsia (2016)1 382 323 332126 323 71550 503 93325 281 32723 395 6007 346 2483 006 444597 126KinaJaponiaKoreja e JugutKoreja e VeriutTajvaniHong-KonguMongoliaMakao64 69 648697 104 112123 131135 139 145147 1470204060801001201401601950 1960 1970 1980 1990 2000 2010 2020VitiDendësia banorë/km2Dendësia e popullsisë në Azinë Lindore*UDILNXSDUDTHWQXPULQHSRSXOOVLVÅQÅYHQGHWHUDMRQLWWÅ$]LVÅ/LQGRUH*UDILNXSDUDTHWGHQGÅVLQÅPHVDWDUHHSRSXOOVLVÅQÅUDMRQLQH$]LVÅ/LQGRUH=RQÅWUHJWDUHQÅ6KDQJDL4 56Pavarësisht numrit të madh të popullsisë, ritmet e rritjes natyrore të saj kanë ardhur duke u ulur. Sot kjo rritje është rreth 0,4%. Vendi me popullsinë më të madhe në rajon është Kina (përbën mbi 1/5-ën e popullsisë botërore). Rreth 90% e popullsisë së Kinës është e përqendruar në territoret që gjenden në lindje të vendit (në pllajën e Kinës Veriore, në rrjedhën e mesme dhe të poshtme të lumit Jangce, si dhe në grykëderdhjen e lumit Sikjang). Në Japoni, përqendrimi më i madh i popullsisë është në bregdetin lindor (nga Tokioja deri në ishujt Shikoku dhe Kjushu), ku jeton gati gjysma e popullsisë së përgjithshme e vendit. Pjesa tjetër e Japonisë ka reliev malor, ndaj dhe është më pak e banuar. Dendësi të lartë të popullsisë ka gjithashtu në pjesën perëndimore dhe në atë jugore të Gadishullit Korean, si dhe në veriperëndim të Tajvanit. Modeli kinez dhe japonez i zhvillimit ekonomik Historia e zhvillimit të rajonit është e lidhur ngushtë me ndikimet që kanë pasur Kina dhe Japonia. Kështu, Koreja e Veriut dhe, për pak kohë Mongolia, ndoqën modelin komunist të Kinës, me ekonomi të përqendruar në duart e shtetit. Tajvani dhe Koreja e Jugut kanë zgjedhur modelin japonez të ekonomisë së tregut, të ndihmuar nga shteti.Reformat ekonomike që ndërmori Kina në vitet ‘80 i dhanë një hov të ri zhvillimit të vendit. U decentralizua vendimmarrja ekonomike; fermerët dhe bizneset e vogla u lejuan të shisnin prodhimet dhe mallrat e tyre në tregje konkurruese, si dhe u pranuan me ligj investimet dhe shitjet e produkteve të huaja në Kinë. ëkëZĂũŽŶŝŬĂƌĂŬƚĞƌŝnjŽŚĞƚŶŐĂŶũģĚŝǀĞƌƐŝƚĞƚŬƵůƚƵƌŽƌ͕ĞĚŚĞƉƐĞƐŚƵŵŝĐĂĞǀĞŶĚĞǀĞŬĂŶģŶũģŐƌƵƉĞƚŶŝŬŬƌLJĞƐŽƌ͘Eģ<ŝŶģ͕ϵϯйĞƉŽƉƵůůƐŝƐģģƐŚƚģŚĂŶ͘ũŽģƐŚƚģĞpërqendruar në Kinën lindore dhe ŶģĂƚģũƵŐůŝŶĚŽƌĞ͘'ũƵŚĂŬƌLJĞƐŽƌĞĞfolur nga hanët është ajo mandarin ;ŶũģŶŐĂĚŝĂůĞŬƚĞƚĞƐŚƵŵƚĂŬŝŶĞnjĞͿ͘ZƌĞƚŚϳйƚģƉŽƉƵůůƐŝƐģƐģ<ŝŶģƐĞƉģƌďģũŶģŵŝŶŽƌŝƚĞƚĞƚĞƚŶŝŬĞ;ϱϱŐƌƵƉĞƚģŶĚƌLJƐŚŵĞͿ͘137
                                
   133   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143