Page 142 - Demo
P. 142


                                    MësimiI.13.15 Pozita gjeografikeAzia Juglindore është një rajon i copëzuar. Ai përbëhet nga gadishulli i Indokinës (në jug të Kinës) dhe arkipelagu i ishujve të Paqësorit, që shtrihet në jug e në lindje të tij. Dalja e gjerë në dy oqeane bën të mundur që rajoni të ketë lidhje ekonomike, kulturore dhe tregtare me rajonet e tjera të botës. Ngushtica e Malakës luan një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Gadishulli i Indokinës përbëhet nga këto shtete: Mianmari (Burma), Tajlanda, Laosi, Kamboxhia dhe Vietnami. Ai zgjatet në jug, duke përfshirë një pjesë të Malajzisë dhe Singaporin. Arkipelagu i ishujve, që shtrihet në jug dhe në lindje të gadishullit të Indokinës, u përket shteteve të Malajzisë, Indonezisë dhe Filipineve (Indonezia ka 17 000 ishuj, ndërsa Filipinet, 7000 ishuj). Ishulli i Borneos është i ndarë midis Malajzisë, Indonezisë dhe Bruneit, ndërsa ishulli i Timorit ndahet midis Timorit Lindor dhe Indonezisë. Rajonizimi i kësaj hapësire nuk është vetëm rezultat i shtrirjes gjeografike gadishullarkipelag ishujsh, por edhe i kushteve natyrore, historike e kulturore të vendeve të rajonit. POZITA GJEOGRAFIKE DHE KUSHTET NATYRORE TË AZISË JUGLINDOREFjalë kyçe pozita gjeografike kushtet natyrore të rajonitDiskutojmë: Rajoni i Azisë Juglindore është hapësira ku relievi malor ndërthuret me fusha pjellore dhe kodra të modeluara me tarraca. Aty gjenden toka vullkanike, brigje detare të rrudhosura e ishuj të shpërndarë, si dhe lugina e delta pjellore. Vështroni hartën fiziko-gjeografike dhe përcaktoni vendndodhjen gjeografike dhe format e relievit të këtij rajoni. NI RAJONI I AZISË LINDORESË RE INDOKINËXhakartëTAJLANDËGUINEJA E REMalet QendroreNaipidauHarta fizikogjeografike e rajonit WÅ$]LVÅ-XJOLQGRUH 1RAJONI I AZISË JUGLINDORENISËREDallohen dy nënrajone kryesore: 1. Rajoni gadishullor, i përbërë nga Vietnami, Kamboxhia, Laosi, Tajlanda dhe Mianmari; 2. Rajoni ishullor, i përbërë nga Malajzia, Singapori, Indonezia, Brunei dhe Filipinet.140
                                
   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146