Page 143 - Demo
P. 143


                                    Rajonet e tjera të botësF3DPMHQJDOXJLQDH0HNRQJXWQÅ]RQÅQH/DRVLW Kushtet natyrore të rajonit Relievi Vija bregdetare e copëzuar dhe format e ndryshme të relievit të gadishullit e të arkipelagut që përbëjnë rajonin e Azisë Juglindore, janë rezultat i ndarjes së Indisë nga pllaka afrikane dhe i përplasjes së saj me pllakën euroaziatike. Relievi përbëhet nga male dhe rrafshnalta, të cilat e ndajnë rajonin nga pjesa tjetër e Azisë. Karakteristike për relievin janë edhe grykat, të cilat zgjerohen në lugina dhe zgjaten në drejtim të detit, të shoqëruara nga kodra që shkojnë nga 600-900 m. Në këtë rajon ndodhin qindra tërmete dhe vullkane, sidomos në ishujt e Javës dhe Sumatrës, si dhe në Filipine. Vullkanet e Filipineve janë pjesë e Unazës së Zjarrtë të Paqësorit. Edhe pse shpërthimet vullkanike kanë pasuruar përbërjen e nëntokës, prurjet e ngurta dhe rrëshqitjet e shkaktuara prej tyre kanë vënë në rrezik jetën e banorëve të këtyre zonave. HidrografiaRajoni ka një rrjet të dendur lumenjsh, të cilët rrjedhin drejt jugut dhe formojnë delta me toka pjellore. Pjesa më e madhe e tyre derdhet në Oqeanin Paqësor. Lumi kryesor i gadishullit është Mekongu, i cili kalon përmes Laosit, Kamboxhias e Vietnamit dhe shërben si kufi midis Tajlandës e Laosit përgjatë një gjatësie prej mbi 1000 km. Pas tij (për nga madhësia) vjen lumi Çao Praja, i cili kalon në Tajlandë, si dhe Lumi i Zi e Lumi i Kuq, që kalojnë në Vietnam. KlimaPozita gjeografike, relievi, musonet dhe pasatet ndikojnë shumë në klimën e rajonit, duke e bërë atë një klimë tropikale, me temperatura të larta që zgjasin për një periudhë të gjatë (mbi 180C) në zonat fushore. Reshjet janë rezultat i veprimit të musoneve dhe pasateve, ecuria normale e të cilave kryesisht në ishuj ndërpritet herë pas here (gjatë një periudhe 2-7 vjeçare) prej fenomenit El Ninjo, i cili sjell thatësirë të madhe dhe si pasojë, dëme të rënda në kulturat bujqësore.'LVDQJDIRUPDWHUHOLHYLWQÅUDMRQLQH$]LVÅ-XJOLQGRUHD3DPMHQJDEUHJGHWLYLHWQDPH] E3DPMHQJDYXOONDQL0DMRQ)LOLSLQH25U\\PÅHIWRKWÅ.XUPDVDWDMURUH]EUHVLQQJDODUWÅVLWÅGUHMWVLSÅUIDTHVVÅRTHDQLWKXPEDVLQODJÅVKWLUÅQEÅKHQWÅWKDWDGKH VLUUMHGKRMÅQXNVMHOOLQUHVKMH.XUPDVDWDMURUHWÅQJRSXUDPHODJÅVKWLUÅQJMLWHQQJDVLSÅUIDTMDHRTHDQLWGUHMWODUWÅVLYHNRQGHVRKHQGKHVMHOOLQUHVKMH5U\\PÅHQJURKWÅ3DUDTLWMHgrafike e fenomenit (O1LQMR3141
                                
   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146   147