Page 148 - Demo
P. 148
PUNË PRAKTIKE 8Rezultatet e të nxënit:Në përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja: përcakton në hartë rajonin e Azisë Lindore dhe rajonin e Azisë Juglindore; lokalizon (emërton e ngjyros) format kryesore të relievit dhe hidrografinë e secilit rajon; lokalizon dhe emërton qendrat më të rëndësishme urbane dhe ekonomike të secilit prej rajoneve; vlerëson dhe respekton diversitetin fizik, social, kulturor dhe ekonomik të rajoneve; shfaq kureshtje për zhvillimet demografike dhe ekonomike të këtyre rajoneve.Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta; në klasë.Materialet burimore: teksti mësimor, informacione dhe harta të siguruara nga interneti ose nga enciklopedi të ndryshme, si dhe materiale të tjera të rekomanduara nga mësuesi/ja.Mjetet e punës: harta-skicë, atlasi gjeografik, teksti mësimor, laps, rapidograf, lapsa me ngjyrë/lapustila.Metodologjia që do të përdoret: punë individuale (ngjyrosje dhe emërtim i hartës-skicë), punë në grupe (diskutim, shkëmbim mendimesh). Puna përgatitore:Për realizimin e kësaj pune praktike, nxënësit/et duhet të mbështeten në njohuritë e marra nga teksti mësimor për veçoritë fiziko-gjeografike dhe qendrat e rëndësishme urbane e ekonomike të rajonit të Azisë Lindore dhe të rajonit të Azisë Juglindore.• Nxënësit/et hulumtojnë dhe përzgjedhin nga burime të ndryshme (internet, enciklopedi, harta etj.) informacione rreth veçorive fiziko-gjeografike dhe qendrave të rëndësishme urbane e ekonomike të këtyre rajoneve.Hapat që do të ndiqni gjatë zhvillimit të orës së punës praktike1. Përcaktoni në hartën e paraqitur në klasë, rajonin e Azisë Lindore dhe rajonin e Azisë Juglindore.2. Lokalizoni dhe emërtoni në hartën-skicë nënrajonet që përbëjnë secilin prej tyre.3. Lokalizoni në hartën e paraqitur në klasë shtetet e secilit rajon.4. Lokalizoni, emërtoni dhe ngjyrosni në hartën-skicë format kryesore të relievit (fushat, kodrat, malet, rrafshnaltat, pllajat, shkretëtirat, gropat etj.) të secilit rajon.5. Lokalizoni dhe emërtoni në hartën-skicë hidrografinë e secilit prej rajoneve (detet, liqenet, rrjedhat kryesore të lumenjve etj.).6. Lokalizoni dhe emërtoni në hartën-skicë qendrat më të rëndësishme urbane dhe ekonomike të secilit rajon.Shënim: Për realizimin e punës praktike nr. 8, plotësoni hartat-skicë 24-27 në fund të librit.TEMA: RAJONI I AZISË LINDORE DHE RAJONI I AZISË JUGLINDORE146

