Page 15 - Demo
P. 15


                                    Rajonet dhe rajonizimi Rajonet kulturore sipas traditaveTradita është një element kulturor që përfshin mënyrën e të jetuarit, sjelljes në familje dhe në shoqëri, të organizimit të veprimtarive të ndryshme në jetën e përditshme etj. Bazuar në traditat e tyre (të veshjes, të të ushqyerit etj.), vendet mund të përfshihen në rajonizime të ndryshme.Për shembull, mënyra e të ushqyerit në vendet e Evropës Mesdhetare dallon shumë nga ajo e popujve që jetojnë në veri të Kanadasë apo në Malajzi, për shkak të kushteve të ndryshme fiziko-gjeografike që ato kanë. Nëse këto vende do të rajonizoheshin sipas kulturës apo traditës së të ushqyerit, do të formonin gjithashtu rajone kulturore. Në hartën e mëposhtme paraqitet një model i rajonizimit të vendeve të botës sipas llojit të mishit apo peshkut që konsumojnë më tepër. LEGJENDË Vendet ku konsumohet më tepër mishi i gjedhit. Vendet ku konsumohet më tepër mishi i deles/dhisë. Vendet ku konsumohet më tepër mishi i derrit. Vendet ku konsumohet më tepër mishi i shpendëve. Vendet ku konsumohen më tepër lloje të tjera mishi. Vendet ku konsumohet më tepër peshku i ujërave të ëmbla. Vendet ku konsumohet më tepër peshku i ujërave të cekëta detare. Vendet ku konsumohet më tepër peshku i ujërave të thella detare. Vendet ku konsumohen më tepër produktet e tjera të detit. Rajonet kulturore sipas besimeve fetareBesimet fetare janë pjesë e kulturës së popujve. Nëpërmjet riteve të ndryshme që praktikojnë, popujt shprehin perceptimet dhe qëndrimet e tyre ndaj dukurive natyrore dhe atyre sociale. Gjatë procesit të zhvillimit të tyre, besimet fetare kanë njohur dy faza. Faza e parë është e lidhur ngushtë me besimet pagane, të cilat bazoheshin te shpirtëzimi i objekteve të natyrës, ndërsa faza e dytë ka të bëjë me besimet e kultivuara, që u përcillen njerëzve nëpërmjet predikimeve nga misionarët e feve të ndryshme. Shpërndarja gjeografike e këtyre besimeve përcakton edhe një rajonizim tjetër të hapësirës botërore (shih figurën 4).)RWRJUDILWÅSDUDTHVLQPÅQ\\UDWÅQGU\\VKPHWÅYHVKMHVQÅYHQGHPHNXVKWHWÅQGU\\VKPHNOLPDWLNH 2+DUWDSDUDTHWUDMRQL]LPLQHYHQGHYHWÅERWÅVVLSDVOORMLWWÅPLVKLWSHVKNXWTÅNRQVXPRMQÅPÅWHSÅU313
                                
   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19