Page 151 - Demo
P. 151
Rajonet e tjera të botës'LVDQJDIRUPDWHUHOLHYLWWÅUDMRQLWdallohet Gjiri i Bengalit) dhe të disa ishujve, ku më i madhi është ai i Sri Lankës. Për shkak të veçorive fiziko-gjeografike dhe kulturore që e karakterizojnë, rajoni ndahet në disa nënrajone, të cilat janë: nënrajoni i Indisë, ai i Pakistanit, nënrajoni lindor (i përqendruar kryesisht në Bangladesh), nënrajoni i territoreve të ishujve jugorë të Sri Lankës e të Malavit, si dhe ai i territoreve veriore malore nga Kashmiri deri në Nepal dhe Butan. Kushtet natyrore të rajonitRelieviNë rajonin e Azisë Jugore dhe në territorin që e rrethon, dallohen disa nga format më interesante të relievit në planet. Përplasja dhe zhytja e pllakës tektonike indiane nën pllakën euroaziatike kanë sjellë rrudhosjen e shtresave shkëmbore dhe ngritjen e relievit të rajonit në lartësi të mëdha, që shkojnë mbi 8500 m (në malet Himalaje). Himalajet janë male të reja, të cilat pësojnë vazhdimisht lëvizje tektonike ngritëse. Për shkak të këtyre lëvizjeve, në këtë rajon ndodhin tërmete me forcë shkatërruese, magnituda e të cilave shkon mbi 7 ballë. Himalajet janë një seri vargmalesh (të jashtme, të mesme dhe të brendshme), me lugina shumë të bukura, me gjatësi rreth 2500 km nga veriperëndimi në juglindje dhe me një gjerësi 150-400 km nga veriu në jug. Zgjatimet e pjesës perëndimore të tyre shkojnë deri në jug (në Pamir), në kufirin midis Pakistanit dhe Afganistanit, ku gjenden edhe malet Hindukush.xNë jugperëndim të Himalajeve, basenet lumore të Indit dhe Gangut krijojnë fushën e Indo-Gangut. Më në jug shtrihet Pllaja e Dekanit, me origjinë vullkanike e me lartësi 300-600 m, e cila përshkohet nga disa lumenj. Kjo pllajë kufizohet në lindje e në perëndim të saj nga dy vargje malore, përkatësisht Gatet Lindore dhe Gatet Perëndimore. KlimaShtrirja masive e Himalajeve shërben si një mburojë natyrore e rajonit ndaj masave ajrore të ftohta të veriut të Azisë. Klima e rajonit është musonike dhe dallohet për kontrastet midis dimrit dhe verës. Në dimër, drejt Oqeanit Indian fryn erë e ftohtë dhe e thatë nga Euroazia, 2D3DPMHQJDPDMD(YHUHVW+LPDODMH E3DPMHQJDOXJLQDH*DQJXW F3DPMHQJD3OODMDH'HNDQLW149

