Page 158 - Demo
P. 158


                                    Rajonet e tjera të botësPaqësorit), pasi ndodhen në kufijtë e pllakave tektonike (p.sh. ishujt Marianë). Origjina tektonike e rajonit është faktori kryesor që përcakton edhe karakterin e relievit. Ai është kryesisht malor dhe lartësinë më të madhe e arrin në Zelandën e Re. Përveç maleve, në këtë rajon gjenden edhe sipërfaqe fushore e shkretinore, veçanërisht në Australi. Në ishujt e tjerë të rajonit, zonat e ulëta zënë sipërfaqe të vogla, që janë kryesisht rripa të ngushtë toke përgjatë bregdetit (shih hartën e figurës 2). KlimaPjesa më e madhe e rajonit të Oqeanisë shtrihet në gjerësitë tropikale dhe subtropikale të Oqeanit Paqësor. Pothuajse të gjitha zonat e banuara të rajonit kanë klimë të butë gjatë gjithë vitit, për shkak të ndikimit të masave ajrore të Paqësorit Qendror. Ndryshimi stinor i temperaturave është më i madh në pjesët më jugore të Australisë dhe të Zelandës së Re. Me përjashtim të pjesës së brendshme shkretinore të Australisë, shumica e Oqeanisë është e ngrohtë dhe e lagësht gjatë gjithë vitit. Në Zelandën e Re dhe në ishujt e lartë të Paqësorit bien reshje të mëdha, ndërsa në Australi (rreth 2/3-ta e territorit të saj ka klimë të thatë), sasia e reshjeve është më pak se 500 mm në vit. Faktori kryesor që përcakton këtë lloj klime lidhet me shtrirjen e Vargmalit të Madh Ndarës në lindje të Australisë, i cili pengon hyrjen e erërave lindore të lagështa në brendësi të territorit. Gjatë stinës së verës në Hemisferën Jugore, musonet që kalojnë mbi Azinë Juglindore dhe Jugore, sjellin lagështi edhe në brigjet veriore të Australisë. HidrografiaPërveç rrjetit të lumenjve Darling dhe Murrej, të cilët përshkojnë 1/7-ën e kontinentit australian, lumenjtë e rajonit janë të shkurtër dhe me prurje të pakta vjetore. Përgjatë këtij rrjeti lumor, i cili kalon në juglindje të Australisë, është përqendruar edhe pjesa më e madhe e popullsisë së Australisë. Prurjet vjetore të këtyre lumenjve janë afërsisht të barabarta me prurjen mesatare ditore të Amazonës. LEGJENDË Klimë ekuatoriale Klimë tropikale Klimë subtropikale Klimë shkretinore Klimë e savanës Klimë mesatare'LVDIRUPDWÅUHOLHYLWQÅUDMRQLQH$XVWUDOLVÅGKHWÅ2THDQLVÅD3DPMHQJDSDUNXNRPEÅWDUo8OXUX.DWD7MXWDp$XVWUDOLE3DPMHQJD9DUJPDOLL0DGK1GDUÅV$XVWUDOL F3DPMHQJDOXJLQDH8DLWDNLW=HODQGÅH5H3+DUWDH]RQDYHNOLPDWLNHWÅ$XVWUDOLVÅ4Australia PerëndimoreTerritori i VeriutAustralia JugoreKuinslendUellsi i Ri i JugutTerritoret e Australisë Qendrore ViktoriaTazmania156
                                
   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161   162