Page 160 - Demo
P. 160


                                    MësimiI.13.20 Popullimi i hershëm i rajonit Banorët e hershëm të Australisë ishin aborigjenët, të cilët gjendeshin në lindje e në juglindje të saj. Në Guinean e Re dhe në ishujt pranë saj, popullsi vendase ishin melanezianët, që dalloheshin për lëkurën relativisht të errët. Të dyja grupet e popullsisë kanë mbijetuar në shekuj kryesisht nëpërmjet gjuetisë dhe peshkimit e, në disa zona, edhe me anë të bujqësisë. Evropianët e parë që kaluan Paqësorin, të udhëhequr nga Magelani, zbarkuan në Mikronezi më 1521. Në vitin 1560, spanjollët krijuan një rrugë tregtare përmes Paqësorit, nga Akapulko (Meksikë) deri në Manila (Filipine), ndërsa britanikët dhe francezët e eksploruan këtë rajon në shek. XVIII. Pas kolonizimit, në fillim të shek. XIX, britanikët sollën në Australi të dënuarit e tyre (kryesisht për vjedhje), duke iu dhënë mundësinë e fillimit të një jete të re. Mundësitë e mëdha për sipërfaqe toke që ofronte Australia tërhoqën për vite me radhë (deri me fillimin e Luftës II Botërore) edhe valë të tjera emigrantësh britanikë. Në mesin e viteve 1800, edhe Zelanda e Re, ku banonin maorët, u popullua me emigrantë britanikë. Në këtë zonë nuk u sollën asnjëherë persona të dënuar.Diskutojmë: Pozita gjeografike dhe relievi kanë ndikuar shumë në popullimin e rajonit të Australisë dhe të Oqeanisë. Bazuar në njohuritë e marra në burime të ndryshme, evidentoni disa veçori të popullimit më të hershëm të rajonit dhe ndikimet e kolonizimit evropian.POPULLIMI, KULTURA DHE ZHVILLIMI EKONOMIK NË AUSTRALI DHE NË OQEANIFjalë kyçe popullimi i hershëm i rajonit dinamika dhe shpërndarja e popullsisë veçoritë e zhvillimit ekonomik Dinamika dhe shpërndarja e popullsisëPavarësisht shtrirjes gjeografike, rajoni ka rreth 40 milionë banorë, numër i cili përbën 0,54% të popullsisë së botës. Në dinamikën e popullsisë së Oqeanisë vihen re dy prirje të ndryshme: rritja e shpejtë e popullsisë dhe mosha e re e saj (me jetëgjatësi 60-70 vjeç) në ishujt e Paqësorit, si dhe ritmet e ulëta të shtimit të popullsisë dhe plakja e saj (me jetëgjatësi rreth 80 vjeç) në Australi dhe në Zelandën e Re. Mosha mesatare e popullsisë së rajonit është 33 vjeç. Në Australi dhe në Zelandën e Re, dendësia e popullsisë është e ulët (në Australi është 3 banorë/km2 dhe në Zelandën e Re, 15 banorë/km2). Dendësinë 1MÅULWXDODERULJMHQQÅ$XVWUDOL12 3LNWXUÅH¡DUOV+LOOo6KSDOOMDH$XVWUDOLVÅ-XJRUHpfl158
                                
   154   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164