Page 162 - Demo
P. 162
160PUNË PRAKTIKE 9TEMA: RAJONI I AZISË JUGORE DHE RAJONI I AUSTRALISË DHE I OQEANISËRezultatet e të nxënit:Në përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja: përcakton në hartë rajonin e Azisë Jugore dhe rajonin e Australisë dhe të Oqeanisë; lokalizon, emërton e ngjyros në hartën-skicë format kryesore të relievit dhe të hidrografisë së secilit rajon; lokalizon dhe emërton në hartën-skicë qendrat më të rëndësishme urbane dhe ekonomike të secilit prej rajoneve; vlerëson dhe respekton diversitetin fizik, social, kulturor dhe ekonomik të rajoneve; shfaq kureshtje për zhvillimet demografike dhe ekonomike të këtyre rajoneve.Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta; në klasë.Materialet burimore: teksti mësimor, materiale teorike dhe harta të siguruara nga interneti apo enciklopedi të ndryshme, si dhe materiale të tjera të rekomanduara nga mësuesi/ja.Mjetet e punës: harta-skicë, atlasi gjeografik, teksti mësimor, laps, rapidograf, lapsa me ngjyrë/lapustila.Metodologjia që do të përdoret: punë individuale (ngjyrosje dhe emërtim i hartës-skicë), punë në grupe (diskutim, shkëmbim mendimesh). Puna përgatitore:Përsëriten njohuritë e marra mbi veçoritë fiziko-gjeografike dhe qendrat e rëndësishme urbane e ekonomike të rajonit të Azisë Jugore dhe të rajonit të Australisë dhe të Oqeanisë. Përzgjidhen në burime të ndryshme (internet, enciklopedi, harta, fotografi etj.), informacione në lidhje me veçoritë fiziko-gjeografike dhe qendrat e rëndësishme urbane e ekonomike të këtyre rajoneve dhe diskutohet rreth tyre. Hapat që do të ndiqni gjatë zhvillimit të orës së punës praktike1. Përcaktoni në hartën e paraqitur në klasë, rajonin e Azisë Jugore dhe rajonin e Australisë dhe të Oqeanisë.2. Lokalizoni dhe emërtoni në hartën-skicë nënrajonet që përbëjnë secilin prej tyre.3. Lokalizoni në hartën e paraqitur në klasë, shtetet e secilit rajon.4. Lokalizoni, emërtoni dhe ngjyrosni në hartën-skicë format kryesore të relievit (fushat, kodrat, malet, rrafshnaltat, pllajat, shkretëtirat, gropat etj.) të secilit rajon.5. Lokalizoni dhe emërtoni në hartën-skicë hidrografinë e secilit prej rajoneve (detet, liqenet, rrjedhat kryesore lumore etj.).6. Lokalizoni dhe emërtoni në hartën-skicë qendrat më të rëndësishme urbane dhe ekonomike të secilit rajon.Shënim: Për realizimin e punës praktike nr. 9, plotësoni hartat-skicë 28-31 në fund të librit.160

