Page 163 - Demo
P. 163


                                    Kontrollo kompetencat1 E vërtetë apo e gabuar? - Rajoni i Azisë Jugore ka dalje në Oqeanin Atlantik. - Rajoni i Afrikës Veriore dhe i Azisë Jugperëndimore është hapësira e rezervave më të mëdha të naftës në botë. - Në relievin e rajonit të Azisë Juglindore mbizotërojnë ultësirat e shumta. - Rajoni i Australisë dhe i Oqeanisë është i përbërë nga shumë ishuj të Paqësorit Jugor. - Kina dhe Japonia janë dy vende të Azisë Lindore, të cilat mbizotërojnë tregun botëror për prodhimin e pajisjeve të teknologjisë së lartë. - Gjurmët e popullimit më të hershëm të planetit janë gjetur në rajonin e Amerikës së Mesme. 2 Përcakto në hartën e paraqitur në klasë dhe vlerëso vendndodhjen gjeografike të rajonit të:• Afrikës Veriore dhe të Azisë Jugperëndimore;• Afrikës Nënsahariane;• Azisë Lindore;• Azisë Juglindore;• Azisë Jugore;• Australisë dhe Oqeanisë.3 Identifiko nënrajonet përbërëse dhe evidento tiparet dalluese të relievit, klimës, hidrografisë dhe botës së gjallë të rajonit të:• Afrikës Veriore dhe të Azisë Jugperëndimore;• Afrikës Nënsahariane;• Azisë Lindore;• Azisë Juglindore;• Azisë Jugore;• Australisë dhe Oqeanisë.4 Diskuto rreth pyetjeve të mëposhtme.a) Cilat janë veçoritë e popullimit dhe të kulturës së hershme të rajonit të: • Afrikës Veriore dhe të Azisë Jugperëndimore;• Afrikës Nënsahariane;• Azisë Lindore;• Azisë Juglindore;• Azisë Jugore;• Australisë dhe Oqeanisë.b) Si paraqiten shpërndarja dhe dinamika e popullsisë në rajonin e:• Afrikës Veriore dhe të Azisë Jugperëndimore;• Afrikës Nënsahariane;• Azisë Lindore;Përsëritja IV Rajonet e tjera të botës(Afrika Veriore dhe Azia Jugperëndimore, Afrika Nënsahariane, Azia Lindore, Azia Juglindore, Azia Jugore, Australia dhe Oqeania)V G161
                                
   157   158   159   160   161   162   163   164   165   166   167