Page 165 - Demo
P. 165
Projekt 2 (ora e dytë)Tema: Veçoritë fiziko-gjeografike dhe humane të rajoneve të tjera të botësRezultatet e të nxënitNë përfundim të këtij projekti, përmes kërkimit gjeografik, nxënësi/ja: zbulon dhe vlerëson vlerat natyrore, historike, kulturore dhe ekonomike të rajoneve të: Rusisë, Amerikës së Veriut, Amerikës së Mesme, Amerikës së Jugut, Afrikës Veriore dhe Azisë Jugperëndimore, Afrikës Nënsahariane, Azisë Lindore, Azisë Juglindore, Azisë Jugore, Australisë dhe Oqeanisë; shfrytëzon teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit, si dhe materiale të tjera mbështetëse për realizimin e projektit; përzgjedh informacione dhe i përpunon ato (ndërton grafikë ose diagrame me të dhëna statistikore); evidenton veçoritë që e identifikojnë secilin prej rajoneve dhe vlerëson diversitetin e tyre; respekton mendimet e shprehura nga të tjerët dhe ndan me ta përvojat individuale.Burimet kryesore të informacionit:teksti mësimor, kllastera (skema) dhe materiale të hulumtuara e të përpunuara për realizimin e projektit; biseda me më të rriturit e familjes; informacione të siguruara nga burime të ndryshme (interneti, enciklopedi, libra dhe revista me kuriozitete, artikuj të shtypit të përditshëm dhe dokumentarë televizivë). Metodologjia që do të përdoret:punë në grupe, hulumtim, prezantim, diskutim, analizë, shkëmbim opinionesh.Mjetet që do të përdoren deri në realizimin e projektit: teksti mësimor, materiale të printuara, informacione nga shtypi i përditshëm, kompjuter, videoprojektor, tabelë prezantimi, shënues, fletëpalosje, postera, fotografi të ndryshme, skica/vizatime, makete të ndërtuara nga nxënësit/et etj. Çështjet që do të trajtohen gjatë projektit: Përcaktimi i pozitës gjeografike të secilit prej rajoneve dhe vlerësimi i rolit të tyre në marrëdhëniet me rajonet e tjera. Lokalizimi në hartë i shteteve të secilit rajon. Identifikimi dhe analizimi i veçorive fiziko-gjeografike të secilit prej rajoneve. Evidentimi i veçorive të popullimit dhe të kulturës së secilit rajon. Analizimi i tipareve kryesore të zhvillimit ekonomik dhe të shpërndarjes gjeografike të ekonomisë së secilit prej rajoneve.Përshkrim përmbledhës i veprimtarive kryesore që do të zhvillohen gjatë orës së parë të projektit: Paraqitja e punës së secilit grup nëpërmjet programit PowerPoint ose në forma të tjera, p.sh., me anë të posterave, skemave etj., sipas vendimmarrjes së grupit. Dorëzohet materiali i printuar. Diskutohet në klasë për përfundimet e projektit. Bëhet vlerësimi i punës së nxënësve. Shpërndahen në klasë (më pas edhe te bashkëmoshatarët e tjerë) posterat e përgatitur.163

