Page 17 - Demo
P. 17


                                    MësimiI.1 1.4 Dinamika e popullsisë botërore Popullsia e botës është rreth 7,3 miliardë banorë (shih figurën 1). Ajo ka pësuar vazhdimisht ndryshime në numër dhe në strukturë, pasi është ndikuar në mënyrë të përhershme nga veprimi i shumë faktorëve, siç janë ata natyrorë, historiko-shoqërorë, ekonomikë, demografikë etj.Faktorët natyrorë si klima, relievi, hidrografia, tokat etj., ndikojnë në numrin e popullsisë dhe sidomos në shpërndarjen e saj, sepse përbëjnë burimet kryesore të jetës (shih figurat 2 dhe 3). Përveç tyre, një ndikim të madh në dinamikën e saj kanë edhe fatkeqësitë natyrore (rrëshqitjet masive, tërmetet, vullkanet, uraganet, cunamet, përmbytjet etj.). A e dini se... Një raport i fundit i OKB-së tregoi se popullsia e botës, nga 7,3 miliardë në vitin 2016, parashikohet të arrijë në 8,3 miliardë në vitin 2030; 9,4 miliardë në vitin 2050, dhe 11,2 miliardë në vitin 2100. RAJONET DEMOGRAFIKEDiskutojmë: Bazuar në njohuritë tuaja dhe në informacionet e marra nga burime të ndryshme, përshkruani se si është shpërndarë popullsia në vendin tonë (zonat me dendësi më të madhe dhe ato me dendësi më të ulët). Bazuar në hartën e Shqipërisë të paraqitur në klasë, rajonizoni hapësirën e Republikës së Shqipërisë sipas dendësisë së popullsisë së saj.10864201800Popullsia në miliardë1850(1820: 1)(1930: 2)(1950: 2,6)(1960: 3)(1970: 3,7)(1980: 4,4)(1990: 5,3)(2000: 6,1)(2016: 7,3) (2010: 6,8)(2020: 7,6)(2030: 8,3)(2040: 8,9)(2050: 9,4)(2100: 11,2)1900 1950Viti3DUDTLWMHJUDILNHHGLQDPLNÅV 2000 2050 2100VÅSRSXOOVLVÅVÅERWÅVQÅYLWHWÅGKÅQDGKHSDUDVKLNLPH 1Fjalë kyçe dinamika e popullsisë botërore rajonizimi i botës sipas dendësisë së popullsisë2 3ÅUTHQGULPLLXOÅWLSRSXOOVLVÅQÅQMÅUHOLHYPDORU7KHWK 3ÅUT 3 HQGULPLLODUWÅLSRSXOOVLVÅQÅQMÅUHOLHYIXVKRU'LYMDNÅ15
                                
   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21