Page 18 - Demo
P. 18


                                    Rajonet dhe rajonizimiKrahas faktorëve natyrorë, në numrin dhe në strukturën e popullsisë ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe faktorët historiko-shoqërorë, si: politikat që nxitin rritjen e popullsisë apo ngadalësimin e ritmeve të shtimit natyror të saj, luftërat botërore, konfliktet lokale, sëmundjet etj. Kështu, humbjet e mëdha në njerëz që pësuan vendet e Evropës dhe të Azisë gjatë viteve 1300, ishin pasojë e murtajës, e cila njihet si “Vdekja e Zezë”.Njëfaktor mjaft i rëndësishëm është edhe ai ekonomik. Ndryshimi apo shndërrimi i mjedisit rrethues, zhvillimi ekonomik dhe kërkesat e vazhdueshme të njeriut për të përmirësuar jetesën e tij kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në numrin dhe në shpërndarjen e popullsisë në botë. Një nga shembujt që e tregon më së miri këtë është edhe rritja e shpejtë që pësoi numri i popullsisë botërore rreth viteve 1500, si rezultat i revolucionit në teknologji, industri dhe shkencë. U rrit jetëgjatësia e popullsisë, çka solli përshpejtimin e ritmeve të shtimit të saj. Një shembull tjetër është përqendrimi i lartë i popullsisë në rajonin e Makaos, në Kinën Jugore. Lidhjet tregtare në shkallë botërore (për shkak të pozicionit gjeografik) të këtij rajoni kanë çuar në rritjen e standardeve të jetesës dhe në mbipopullim. Dendësia e popullsisë në Makao është më e larta në planet, 23 800 banorë për km2. Faktorët demografikë, si shtimi natyror dhe migrimi, ndikojnë shumë në ritmet e rritjes së popullsisë, në strukturën moshore dhe gjinore, si dhe në shpërndarjen gjeografike të saj.  Rajonizimi i botës sipas dendësisë së popullsisëDendësia mesatare e popullsisë së botës është rreth 47 banorë/km2 (nëse nuk llogaritet sipërfaqja e Antarktidës, atëherë shkon në rreth 50 banorë/km2). Shpërndarja e popullsisë në sipërfaqen e Tokës nuk është e njëtrajtshme (shih figurën 4). 4 +DUWDHVKSÅUQGDUMHVVÅSRSXOOVLVÅQÅERWÅBanorë për km2 Popullsi e rrallë 1-10 11-25 26-50 51-75 76-100 101-150 151-300 301-700 701-1000 1001-4500 4501+16
                                
   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22