Page 22 - Demo
P. 22


                                    PUNË PRAKTIKE 1Rezultatet e të nxënitNë përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja: • plotëson në hartë (emërton dhe ngjyros) dhe evidenton disa rajone fizike, kulturore, ekonomike dhe demografike;• plotëson në hartë (emërton dhe ngjyros) dhe evidenton rajonet gjeografike të botës;• vlerëson dhe respekton diversitetin social, kulturor dhe mjedisor të këtyre rajoneve;• shfaq kureshtje për vendet dhe rajonet e botës, si dhe vlerëson bashkëpunimin ndërmjet tyre.Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta; në klasë.Materialet burimore: teksti mësimor, informacione dhe harta të gjetura në internet apo në enciklopedi të ndryshme, si dhe materiale të tjera të rekomanduara nga mësuesi/ja.Mjetet e punës: harta-skicë, atlasi gjeografik, teksti mësimor, laps, rapidograf, lapsa me ngjyrë/lapustila.Metodologjia që do të përdoret: punë individuale (ngjyrosje dhe emërtim i hartës-skicë), punë në grupe (diskutim, shkëmbim mendimesh). Puna përgatitore:Për realizimin e kësaj pune praktike mbështetuni në njohuritë e marra nga teksti mësimor për rajonet, veçoritë e tyre dhe për kriteret e rajonizimit. Hulumtoni në burime të ndryshme (internet, enciklopedi etj.) për llojet e rajoneve dhe specifikat e tyre.Hapat që do të ndiqni gjatë zhvillimit të orës së punës praktike:1. Përcaktoni (emërtoni dhe ngjyrosni) në hartën-skicë rajonet fizike, kulturore, ekonomike dhe demografike.2. Përcaktoni (emërtoni dhe ngjyrosni) në hartën-skicë rajonet gjeografike të botës.3. Përshkruani veçoritë e rajoneve. Shënim: Për realizimin e punës praktike nr.1, plotësoni hartat-skicë 1-5 në fund të librit.TEMA: LLOJET E RAJONEVE20
                                
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26