Page 24 - Demo
P. 24


                                    MësimiI.1 2.1 POZITA GJEOGRAFIKE E RAJONIT TË EVROPËS Diskutojmë: Në hartën fiziko-gjeografike të Evropës shohim që rajoni i Evropës është një gadishull i madh, i përbërë nga shumë gadishuj të vegjël. Bazuar në njohuritë tuaja, përcaktoni pozitën gjeografike dhe renditni disa nga ishujt e gadishujt kryesorë të tij.Fjalë kyçe pozita gjeografike kufiri lindor i rajonit Pozita gjeografike e rajonitRajoni i Evropës është një gadishull gjigant, zgjatim i kontinentit euroaziatik. Ai shtrihet nga Oqeani i Ngrirë i Veriut në veri, deri në Detin Mesdhe në jug dhe nga Oqeani Atlantik në perëndim, deri në rajonin e Rusisë në lindje. Në jug, rajoni i Evropës ndahet nga rajoni i Afrikës Veriore dhe i Azisë Jugperëndimore nëpërmjet ngushticave të Gjibraltarit dhe të Bosforit. Vija e tij bregdetare është shumë e gjatë dhe e përthyer, për shkak të gadishujve dhe ishujve të shumtë që e përbëjnë. Midis gadishujve të mëdhenj dallohen: Gadishulli Skandinav, Iberik, Apenin dhe ai i Ballkanit. Ishujt më të mëdhenj për nga sipërfaqja janë: Groenlanda, Ishujt Britanikë, Islanda etj. Rajoni i Evropës ka një pozitë gjeografike mjaft të favorshme. Gjatësia e vijës bregdetare, dalja e gjerë në Atlantik dhe prania e limaneve të shumta kanë mundësuar lidhjet detare me vendet fqinje e më gjerë. Këta faktorë kanë ndikuar gjithashtu në zbulimet e mëdha gjeografike dhe në pushtimet e hershme koloniale, duke e bërë Evropën një rajon me ndikim të madh në botë.BjellorusiRAJONI I RUSISËRAJONI I AFRIKËS VERIORE/AZISË JUGPERËNDIMORE RAJONI I AFRIKËS VERIORE/AZISË JUGPERËNDIMORE UkrainëPoloniGjermaniDanimarkëIrlandëOqeani AtlantikDeti i NorvegjisëOqeani i Ngrirë i VeriutDeti i ZiBritania e MadheIslandëSpanjëFrancëBelgjikëHolandëLukemburg RepublikëÇekeAustriSlloveniBosnjëHercegovinëLihtenshtajnZvicërMontekarloAndorrëItaliSan MarinoMal i Zi Shqipëri KosovëGreqiMaltëBullgariMoldaviSllovakiHungari RumaniSerbiKroaciPortugaliEstoniLituaniLetoniFinlandëSuediNorvegjiD e t i M e s d h e 500 0 500 1000 kmNgushtica e GjibraltaritNgushtica e BosforitKanali i La ManshitMaqedonia e Veriut1 +DUWDSROLWLNHHUDMRQLWWÅ(YURSÅV 3RUWLL5RWHUGDPLW+RODQGÅ 2RAJONI I EVROPËS22
                                
   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28