Page 25 - Demo
P. 25
EvropaLumenjtë e shumtë që përshkojnë territorin nga veriu në jug e nga lindja në perëndim, krijojnë një rrjet të dendur rrugësh të brendshme ujore e kanalesh të lundrueshme, i cili bën të mundur lidhjen e pjesëve të ndryshme të Evropës dhe qarkullimin e mallrave e të njerëzve brenda një kohe të shkurtër. Ky rrjet i dendur lumenjsh krijon korridore të rëndësishme, duke mundësuar kështu ndërtimin e autostradave dhe të linjave të shumta hekurudhore. Shumë prej qyteteve të mëdha të Evropës janë ngritur dhe zhvilluar pranë lumenjve (shih figurën 3). Kështu, Parisi është ndërtuar pranë Senës, Londra përshkohet nga Tamizi, Roma nga Tiberi, ndërsa Vjena, Budapesti, Beogradi etj., shtrihen përgjatë Danubit. Kufiri lindor i rajonitKufiri lindor i rajonit të Evropës ka qenë përherë një objekt diskutimi mes gjeografëve. Disa prej tyre përcaktojnë si kufi lindor malet Urale, duke iu referuar kufirit natyror që ndan kontinentin e Evropës me atë të Azisë. Sipas këtij rajonizimi, hapësira ruse në perëndim të maleve Urale konsiderohet si pjesë e kontinentit evropian. Gjeografë të tjerë argumentojnë se kufiri lindor i rajonit është zhvendosur gradualisht më në lindje, në varësi të zhvillimeve ekonomike, politike e sociale të vendeve që bëjnë pjesë në të. Për këtë, gjeografët bazohen në ndryshimet që ka pësuar harta politike e Evropës pas viteve ’90, me rënien e murit të Berlinit. Fillimisht, në rajonin e Evropës u përfshinë Estonia, Lituania dhe Letonia, të cilat deri atëherë kishin qenë pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik. Në vazhdim, edhe republikat e tjera të ish-BS-së, si Moldavia, Bjellorusia dhe Ukraina, i orientuan politikat e tyre ekonomike drejt atyre evropiane. 1 ĂnjƵĂƌŶģŚĂƌƚģŶĞĮŐƵƌģƐϭ͕ƉģƌƐŚŬƌƵĂũƉŽnjŝƚģŶŐũĞŽŐƌĂĮŬĞƚģƌĂũŽŶŝƚƚģffiǀƌŽƉģƐ͘2 WƐĞģƐŚƚģĞƌģŶĚģƐŝƐŚŵĞƉŽnjŝƚĂŐũĞŽŐƌĂĮŬĞĞŬģƟũƌĂũŽŶŝ͍3 ZĞŶĚŝƚŶģŶƌĂũŽŶĞƚŐũĞŽŐƌĂĮŬĞƚģffiǀƌŽƉģƐĚŚĞĚŝƐŬƵƚŽŶģŬůĂƐģŵďŝŶũŽŚƵƌŝƚģĂƉŽŬƵƌŝŽnjŝƚĞƚĞƚƌƌĞƚŚƚLJƌĞ͘WůŽƚģƐŽŶģŚĂƌƚģŶͲƐŬŝĐģƚģƉĂƌĂƋŝƚƵƌƉģƌďƌŝ͕ŶģŶƌĂũŽŶĞƚĞffiǀƌŽƉģƐ͘4 ŝůŝģƐŚƚģŬƵĮƌŝůŝŶĚŽƌŝƌĂũŽŶŝƚƚģffiǀƌŽƉģƐ͍5 WģƌĐĂŬƚŽŶģŚĂƌƚģŶͲƐŬŝĐģŬƵĮũƚģĞƌĂũŽŶŝƚƚģffiǀƌŽƉģƐ͕ŝƐŚƵũƚĞŐĂĚŝƐŚƵũƚŬƌLJĞƐŽƌģ͕ƐŝĚŚĞŽƋĞĂŶĞƚĞĚĞƚĞƚƋģůĂŐŝŶĂƚģ͘Radha jote/XPL7DPL]/RQGÅU /XPL6HQD3DULV Pamje nga dy OXPHQMWÅUDMRQLW323

