Page 27 - Demo
P. 27


                                    Evropalindje), duke përfshirë edhe jugun e Anglisë e të Suedisë, si dhe pjesën më të madhe të Finlandës. Nga gjithë sipërfaqja e Fushës së Evropës Veriore, vetëm pjesa lindore e saj, që shtrihet në perëndim të maleve Urale, përfshihet në rajonin e Rusisë. Fusha e Evropës Veriore, nëpër të cilën kalon një rrjet i dendur lumenjsh, ka tokat bujqësore më pjellore të rajonit. Ajo dallohet për rrjetin e gjerë të transportit dhe për zhvillimin e aktiviteteve të shumta ekonomike. Në këtë hapësirë ndodhen qendrat më të mëdha urbane të Evropës. Pjesët bregdetare të Fushës së Evropës Veriore janë të kënetëzuara, disa prej të cilave drenazhohen për t’i kthyer në toka bujqësore (si në Holandë). Fusha të tjera të mëdha të rajonit janë: Ultësira e Padanës në Itali, lugina e Danubit etj.Midis maleve të larta në jug (Alpet e Evropës) dhe Fushës së Evropës Veriore në veri shtrihet një zonë e ndërmjetme, me kodra dhe pllaja më të ulëta, e cila zë fill nga jugu i Francës, drejt pjesës qendrore të Gjermanisë e shkon deri në Poloni.  KlimaPozita gjeografike e rajonit, larmia e relievit dhe shtrirja e formave të tij kryesisht nga perëndimi në lindje, kanë ndikuar në larminë klimatike të Evropës. Në pjesën jugore të rajonit mbizotëron klima mesatare mesdhetare, me dimër të butë e të lagësht dhe verë të nxehtë e të thatë. Në pjesën qendrore mbizotëron klima mesatare, e cila në perëndim është mesatare detare/oqeanike, ndërsa në lindje merr tiparet e një klime kontinentale. Ndërkohë, në veri të rajonit mbizotëron klima e ftohtë, polare. Me rritjen në lartësi ndeshet klima malore, e cila është tipike në malet Pirenej, Apenine, Alpet e Evropës, malet e Gadishullit Ballkanik etj. (shih figurën 3).O q e a n i AtlantikOqeani i Ngrirë i VeriutD e t i i VeriutD e t i i NorvegjisëDeti i ZiD e t iM e s d h eLEGJENDË Klimë mesdhetare Klimë kontinentale Klimë oqeanike/detare Klimë polare Klimë maloreHarta klimatike e rajonit WÅ(YURSÅV'LVDQJDIRUPDWHUHOLHYLWQÅUDMRQLQH(YURSÅV323DPMHQJD)XVKDH*MHUPDQLVÅ9HULRUH 3DPMHQJD8OWÅVLUD+RODQGH]H 3DPMHQJD0DVLYL4HQGURUQÅ)UDQFÅ25
                                
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31