Page 28 - Demo
P. 28


                                    Evropa1 ĂnjƵĂƌŶģŚĂƌƚģŶĮnjŝŬŽͲŐũĞŽŐƌĂĮŬĞƚģƌĂũŽŶŝƚ͕ĞǀŝĚĞŶƚŽǀĞĕŽƌŝƚģĞƌĞůŝĞǀŝƚƚģƟũ͘2 ffiǀŝĚĞŶƚŽŶģŚĂƌƚģŶŬůŝŵĂƟŬĞƚģƌĂũŽŶŝƚƚģffiǀƌŽƉģƐůůŽũĞƚĞŬůŝŵĂǀĞĚŚĞƐŚƚƌŝƌũĞŶŐũĞŽŐƌĂĮŬĞƚģƚLJƌĞ͘3 ŶĂůŝnjŽǀĞĕŽƌŝƚģĞŚŝĚƌŽŐƌĂĮƐģĚŚĞƚģďŽƚģƐƐģŐũĂůůģƚģƌĂũŽŶŝƚƚģffiǀƌŽƉģƐ͘4 ,ƵůƵŵƚŽ͕ƉģƌŐĂƟƚĚŚĞƉĂƌĂƋŝƚŶũģĚĞƚLJƌģƚĞŵĂƟŬĞŵďŝŬƵƐŚƚĞƚŶĂƚLJƌŽƌĞƚģƌĂũŽŶŝƚƚģffiǀƌŽƉģƐ͘Radha jote HidrografiaLumenjtë janë një element i rëndësishëm i hidrografisë së Evropës. Një pjesë e tyre janë të lundrueshëm (Luara, Sena, Reni, Elba, Danubi etj.) dhe përbëjnë arterie të rëndësishme të transportit të brendshëm të rajonit. Reni buron nga Alpet e Zvicrës dhe derdhet në Detin e Veriut. Ai është lumi më i lundrueshëm i Evropës, pasi mund të lundrohet pothuajse në gjithë gjatësinë e tij, nga Bazeli në Roterdam (porti më i madh i Evropës). Zona nëpër të cilën kalon ky lumë, konsiderohet si hapësira me zhvillimin më të madh ekonomik në Evropë. Lumi më i gjatë i rajonit është Danubi, i cili rrjedh nga Bavaria (e Gjermanisë) drejt juglindjes, duke lidhur qendrën e Evropës me Detin e Zi. Krahas lumenjve, në rajonin e Evropës gjendet edhe një numër i madh liqenesh me origjinë dhe madhësi të ndryshme. Mes tyre dallohen liqenet Vanern e Vatern në Suedi, liqenet akullnajore të Zvicrës, Liqeni i Shkodrës, ai i Ohrit etj. Bota e gjallë Për shkak të pozitës gjeografike, larmisë së klimës dhe të relievit, në rajonin e Evropës është zhvilluar një botë e gjallë mjaft e pasur. Zonat e bimësisë që shtrihen nga veriu në jug, kanë një faunë të larmishme dhe lloje të ndryshme tokash. Në territoret polare (Norvegji dhe Finlandë) shtrihet zona e bimësisë së tundrës, me toka të varfra dhe të ngrira në pjesën më të madhe të vitit. Në këtë zonë rriten myshqe, likene dhe drurë të shkurtër të mështeknës e të dëllinjës (shih figurën 7/a). Në zonën e tajgës (në gjerësitë gjeografike 45°-55°) shtrihen sipërfaqe me pyje të përziera, ku drurët gjethembajtës përzihen me ata gjetherënës (shih figurën 7/b). Midis tyre dallohen: pisha, bredhi, ahu, bungu, frashri, bliri etj. Për shkak të prerjeve të vazhdueshme, sipërfaqja pyjore e kësaj zone ka ardhur duke u zvogëluar. Llojet kryesore të tokave janë ato të murrme (me 5-6 % humus), në të cilat rriten lloje kafshësh të ndryshme, si: ariu i murrmë, kaprolli evropian, ujku, dhelpra etj. Më në jug shtrihet zona stepo-pyjore dhe stepore, e cila përfshin pjesën më të madhe të Evropës Lindore (shih figurën 7/c). Ajo përbëhet nga toka të zeza dhe të kafenjta, të cilat janë shumë të pasura me humus, të thella dhe të përshtatshme për kultivimin e drithërave dhe bimëve industriale. Më në jug të zonës stepore shtrihet zona mesdhetare, ku gjenden të gjitha katet e bimësisë dhe rritet një faunë e pasur (ujore dhe tokësore). Tokat e kësaj zone janë të kafenjta, të murrme, të kuqe dhe aluvionale (shih figurën 7/d). A e dini se... Lumi Danub kalon nëpër 10 shtete, duke përshkuar kështu, më shumë vende se çdo lumë tjetër në botë. Me shtrirjen e BE-së drejt Lindjes, basenit të Danubit i është kushtuar një vëmendje më e madhe, si në aspektin mjedisor, ashtu edhe në atë ekonomik.Pamje nga zonat e ELPÅVLVÅQÅUDMRQLQH(YURSÅV 4a) b) F d)26
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32