Page 29 - Demo
P. 29
MësimiI.1 2.3 Popullimi i hershëm i rajonitBanorët e parë që populluan Evropën, erdhën nga Afrika nëpërmjet Lindjes së Mesme, rreth 50 000 vjet më parë. Ata merreshin kryesisht me gjueti. Deri në vitin 10 000 pr.K., kjo popullsi u përhap në pjesën më të madhe të kontinentit evropian, duke populluar edhe pjesën ishullore të tij (Anglinë dhe Irlandën). Përgjatë periudhës 7000-1500 pr.K., në Evropë ka pasur edhe valë të tjera të mëdha migratore, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe nga malet Kaukaze. Popullsia e ardhur, jo vetëm që solli tradita bujqësore dhe blegtorale, por ndikoi edhe në përhapjen e gjuhëve indo-evropiane në Evropë. Në shekujt që pasuan, gjatë një procesi të gjatë bashkëveprimi ndërmjet popujve që u vendosën në kontinentin evropian, u krijua dhe mori formë popullsia evropiane, me gjuhët, kulturën dhe traditat e saj. Një dëshmi e rëndësishme e kulturave të hershme të rajonit (2500 pr.K.) është monumenti Stonehenge, i ndërtuar gjatë neolitit. Ai gjendet pranë Amesberit, në krahinën angleze të Uiltshajërit.Fjalë kyçe popullim i hershëm ndikime kulturoreTRASHËGIMIA HISTORIKE DHE KULTUROREDiskutojmë: Nga historia keni mësuar për qytetërimin e hershëm grek dhe atë romak. Keni mësuar gjithashtu edhe për pushtimet otomane në Evropë. Evidentoni disa nga ndikimet kryesore të qytetërimit grek dhe romak në trashëgiminë kulturore të rajonit dhe më gjerë, si dhe për ndikimin që pati pushtimi otoman në Evropë.arianëtgjermanëtsllavët indoevropianët e hershëmbaltikëtkeltëtAFRIKËEVROPËViti 1700 pr.K.ANADOLLVitalikët ilirëtLEGJENDË Migrimi më i hershëm indoevropian Valët e mëvonshme migratoregrekëtSTEPATMALET KAUKAZEtrakët IndoevropianëtAZIO q e a n i AtlantikD e t i Egje600V400L400VDeti i ZiD e t i AralD e t iM e s d h eDeti BaltikDeti Kaspik1 +DUWDSDUDTHWYDOÅWPLJUDWRUHLQGRHYURSLDQHWÅYLWLWSU. Ndikimet e hershme të kulturës evropiane në kulturën botëroreQytetërimet e para evropiane ishin qytetërimi grek i viteve 800-86 pr.K. dhe ai romak i viteve 100 pr.K. - 450 ps.K. Ato lindën në brigjet e Mesdheut, fillimisht në ishujt e gadishujt e Greqisë, dhe më vonë, në ata të Italisë. Të dyja qytetërimet patën një ndikimtë fuqishëm në të gjithë rajonin. A e dini se... Monumenti Stonehenge përbëhet nga disa gurë të vendosur për së gjati në tokë, të cilët formojnë së bashku një rreth të madh. Mendohet që gurët janë transportuar nga një largësi prej disa kilometrash. Ajo çfarë nuk është zbuluar ende nga arkeologët është se si është bërë ky transportim në atë kohë, kur dihet se secili prej gurëve peshon disa tonë. Monumenti bën pjesë në Listën e Objekteve të Trashëgimisë Botërore që prej vitit 1986.27

