Page 30 - Demo
P. 30


                                    EvropaPër shkak të pozitës gjeografike të vendeve ku u ngritën, këto qytetërime ndërvepruan më tepër me vendet përreth Mesdheut (veçanërisht me ato të rajonit të Afrikës Veriore dhe të Azisë Jugperëndimore), sesa me pjesën tjetër të Evropës, e cila ishte relativisht e varfër dhe më pak e populluar. Qytetërimi grek dhe ai romak lanë një trashëgimi të rëndësishme, e cila ndikoi edhe në zhvillimet e mëvonshme të rajonit të Evropës dhe përtej tij. Studimet e filozofëve të lashtë grekë, si Herodoti, Sokrati e Aristoteli dhe të matematikanëve Pitagora e Euklidi, shërbyen më vonë si një bazë e rëndësishme për traditat evropiane të shkencës, artit dhe letërsisë. Qytetërimi romak la gjithashtu si trashëgimi evropiane dhe botërore grupin latin të gjuhëve (ku bëjnë pjesë: spanjishtja, portugalishtja, italishtja e frëngjishtja), konceptin romak të së drejtës së pronës etj. Një trashëgimi tjetër e rëndësishme evropiane me ndikim të madh në botë është dokumenti “Magna Carta”, i hartuar në vitin 1215. Pamje nga Partenoni, tempulli grek QÅ$NURSRO$WKLQÅVKHN9SU.3LNWXUÅTÅSDUDTHW]KYLOOLPLQHQMÅVHDQFHGLVNXWLPLQÅVHQDWLQURPDN3LNWXUÅTÅSDUDTHWPRPHQWLQHILUPRVMHVVÅo0DJQD&DUWDpV23 4E cilësuar si guri i themelit të kushtetutës britanike, “Magna Carta” u shërbeu si bazë edhe shteteve të tjera evropiane dhe ShBA-së në hartimin e dokumenteve kushtetuese për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Shekuj më vonë, parimet themelore të këtij dokumenti shërbyen edhe për hartimin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut (më 1948) dhe të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (më 1950). Ndikimet e qytetërimeve të tjera në kulturën e rajonitPozita gjeografike mjaft e favorshme e Evropës ka ndikuar shumë në lidhjet e saj me rajonet e tjera të botës. Nëpërmjet shkëmbimeve tregtare dhe pushtimeve, rajoni i Evropës ka ndikuar për shekuj me radhë mbi kulturat e rajoneve të tjera, si dhe është ndikuar prej tyre, sidomos nga Azia Jugperëndimore, Qendrore dhe ajo Lindore.Prej këtyre rajoneve erdhën në Evropë një sërë traditash, si: tradita e kultivimit të grurit, elbit, perimeve të ndryshme; ajo e rritjes së gjedhit, derrit dhe bagëtisë së imët; traditat e poçarisë, të endjes, a)28
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34