Page 33 - Demo
P. 33
Evropa Evropa modernePërfitimet e mëdha të Evropës nga pushtimet koloniale krijuan baza të fuqishme ekonomike për realizimin e disa revolucioneve të rëndësishme (Revolucioni Bujqësor, Industrial dhe ai Urban).Revolucioni Bujqësor solli transformime të mëdha për sa i përket mënyrës së punimit të tokës, llojeve të kulturave bujqësore dhe produkteve blegtorale, duke ndikuar në rritjen e cilësisë së tyre sipas kërkesave të tregut. Të gjitha këto arritje i paraprinë Revolucionit Industrial. Shpikja e motorit me avull (1780) nga Xhejms Vat dhe përshtatja e tij për përdorime të ndryshme, çuan në rritjen e prodhimit dhe në përmirësimin e cilësisë së produkteve artizanale dhe industriale (shih figurën 2). Mekanizimi i industrisë, fillimisht i asaj tekstile dhe më pas i prodhimit të çelikut, u përhap gradualisht nga Britania e Madhe në të gjithë Evropën, në Amerikën e Veriut e më gjerë.Arritjet e mëdha ekonomike sollën edhe ndryshime të dukshme demografike në të gjithë rajonin. Gjatë shek. XVII-XVIII, Evropa njohu rritje të numrit të popullsisë. Eksplorimi dhe zbulimi i rezervave të mëdha të mineraleve si qymyrguri, hekuri etj., ndikuan në rritjen e numrit të popullsisë në zonat industriale, duke i kthyer ato në qendra të mëdha urbane. Në këtë mënyrë, industrializimi i Evropës përshpejtoi rritjen e qyteteve dhe solli zhvillimin e një revolucioni urban (shih figurën 3). Zhvillimet kryesore të shek. XXGjatë shek. XX, Evropa përjetoi në territorin e saj dy luftëra botërore, të cilat sollën pasoja të rënda ekonomike dhe sociale. Pas Luftës së Dytë Botërore (gjatë viteve 1945-1990), rajoni u bë arenë e një konflikti të ri, siç ishte Lufta e Ftohtë. Nga veriu në jug, Evropën e përshkoi e ashtuquajtura “perdja e hekurt”, që përbënte kufirin simbolik midis kampit komunist (totalitar) në Lindje dhe atij kapitalist (demokratik) në Perëndim. Në këto kushte, vendet e tyre u zhvilluan në rrethana të ndryshme politike, ekonomike dhe sociale.3LNWXUDSDUDTHWSXQÅQQÅQMÅIDEULNÅJMDWÅSHULXGKÅVVÅ5HYROXFLRQLW,QGXVWULDOYLWLflfl2Lion LionLumi RenLumi RenLumi Son1ÅILJXUÅÅVKWÅSDUDTLWXUUULWMDHT\\WHWLWWÅ/LRQLWJMDWÅYLWHYHflffi 3a) b)Lumi RenLumi RenLumi Son31

