Page 39 - Demo
P. 39


                                    EvropaRritja e madhe që pësoi popullsia urbane në rajonin e Evropës gjatë shek. XVIII-XIX, ishte pasojë e Revolucionit Industrial, i cili solli krijimin dhe zgjerimin e qendrave të reja industriale. Ende sot, në qendrat historike të qyteteve evropiane dallohen gjurmët e jetës dhe elementet arkitekturore të asaj periudhe. Në përgjithësi, qytetet më të vjetra të rajonit të Evropës gjenden pranë lumenjve të lundrueshëm në brendësi të territorit ose përgjatë brigjeve detare, ku dikur ndodheshin zonat kryesore industriale dhe korridoret tregtare.Pas Luftës së Dytë Botërore, procesi i urbanizimit mori një hov të ri. Përmasat e thuajse të gjitha qyteteve të Evropës u rritën me blloqe të reja banimi. Zhvillimi i linjave hekurudhore dhe i atyre automobilistike bëri të mundur lidhjen e zonave të reja të banimit me qendrat e vjetra të qyteteve. Rritja e prodhimit industrial e tregtar dhe e kërkesave për krahun e punës, si dhe përmirësimi i cilësisë së kushteve të jetesës, i bëri këto qendra urbane “pole”, që tërhiqnin vazhdimisht popullsi drejt tyre. Të ardhurit ishin kryesisht nga zonat rurale ose emigrantë nga nënrajone të Evropës. Sot në hapësirën evropiane, krahas kryeqyteteve janë krijuar edhe qendra të tjera të mëdha urbane, të cilat dallohen për aktivitete shumëfunksionale: bankare, kërkimore e universitare, kulturore, ekonomike etj. Shkalla e urbanizimit të rajonitEvropa përbën sot një nga rajonet më të urbanizuara të botës, ku 74,5% e popullsisë së saj jeton në qytete. Në hapësirën brenda rajonit, Evropa Ishullore, Evropa Veriore dhe ajo Perëndimore dallojnë për përqindjen më të lartë të popullsisë urbane, ndërsa Evropa Lindore për shkallën më të ulët të urbanizimit (shih grafikun 4). Nënrajonet dallojnë midis tyre edhe për sa i përket intensitetit të procesit të urbanizimit. Sot, në vendet e Evropës Perëndimore, Evropës Veriore dhe asaj Ishullore, ritmet e urbanizimit janë më të ulëta, për shkak të qëndrueshmërisë ekonomike dhe të cilësisë së lartë të shërbimeve. Ndër problematikat kryesore me të cilat ndeshen sot qendrat urbane të këtyre nënrajoneve, sidomos Evropa Perëndimore dhe ajo Ishullore janë: strehimi, përshtatja me kushtet e jetesës dhe punësimi i emigrantëve që vijnë nga përtej kufijve të rajonit (kryesisht nga Afrika Veriore dhe Azia Jugperëndimore), apo edhe nga Evropa Lindore.Në vendet e Evropës Lindore vihet re një zhvillim i shpejtë i procesit të urbanizimit. Zgjerimi i qendrave urbane përmes një numri të madh ndërtimesh dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore kanë sjellë një rritje të shpejtë të popullsisë së tyre. Procesi i urbanizimit në këto vende është shoqëruar edhe me problematika mjedisore, me konkurrencë të lartë për vende pune apo papunësi, me prani të zonave informale etj.1 ĂnjƵĂƌŶģŶũŽŚƵƌŝƚģĞŵĂƌƌĂ͕ĂŶĂůŝnjŽƉƐĞffiǀƌŽƉĂģƐŚƚģƋƵĂũƚƵƌ͞ǀĞŶĚůŝŶĚũĂĞƌĞǀŽůƵĐŝŽŶŝƚƵƌďĂŶ͘͟2 ffiǀŝĚĞŶƚŽĚŝƐĂƉƌĞũŵŽŵĞŶƚĞǀĞŬƌLJĞƐŽƌĞƚģƉƌŽĐĞƐŝƚƚģƵƌďĂŶŝnjŝŵŝƚŶģƌĂũŽŶŝŶĞffiǀƌŽƉģƐ͘3 /ĚĞŶƟĮŬŽǀĞĕŽƌŝƚģŬƌLJĞƐŽƌĞƚģnjŚǀŝůůŝŵŝƚƚģƐŽƚģŵƵƌďĂŶŶģffiǀƌŽƉģ͘4 ,ƵůƵŵƚŽ͕ ƉģƌŐĂƟƚ ĚŚĞ ƉĂƌĂƋŝƚ Ŷũģ ĚĞƚLJƌģ ƚĞŵĂƟŬĞŵďŝŵŽŵĞŶƚĞƚŬƌLJĞƐŽƌĞ ƚģ ƵƌďĂŶŝnjŝŵŝƚ ŶģffiǀƌŽƉģ ĚŚĞǀĞĕŽƌŝƚģĞnjŚǀŝůůŝŵŝƚƚģƐŽƚģŵƵƌďĂŶŶģŬģƚģƌĂũŽŶ͘Radha jote80,9 81,980,272,669,4626466687072747678808284Evropa Veriore Evropa Ishullore Evropa PerëndimoreEvropa MesdhetareEvropa LindoreShkalla e urbanizimit (në %)Pamje nga Londra HYLWHYHffiParaqitje grafike HVKNDOOÅVVÅXUEDQL]LPLWQÅVHFLOLQQJDQÅQUDMRQHWH(YURSÅV3437
                                
   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43