Page 40 - Demo
P. 40


                                    MësimiI.1 2.7 Faktorët që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të rajonitEvropa është një hapësirë gjeografike shumë e zhvilluar ekonomikisht, për shkak të pozitës gjeografike mjaft të favorshme, burimeve të mëdha natyrore e njerëzore, trashëgimisë historike dhe asaj kulturore, si dhe të teknologjisë së përparuar. • Pozita gjeografike i mundëson popullsisë së rajonit, jo vetëm kushte të favorshme për jetesë, por edhe hapësira për zhvillimin e shumë degëve të ekonomisë, ndër të cilat, më të favorizuara janë: tregtia, transporti, turizmi dhe peshkimi.• Kushtet natyrore të rajonit bëjnë të mundur zhvillimin e të gjithë sektorëve të ekonomisë. Kështu, larmia e klimës dhe e relievit, hidrografia e pasur dhe sipërfaqet e mëdha fushore me toka pjellore kanë favorizuar zhvillimin e ekonomisë bujqësore. Nëntoka e pasur me qymyrgur, bakër, hekur, uranium, naftë etj., (shih figurën 1), sipërfaqet e mëdha pyjore dhe burimet e shumta hidroenergjetike të rajonit mundësojnë zhvillimin e degëve të ndryshme të industrisë.Për shkak të daljes së gjerë në det dhe rrjetit të dendur lumor në brendësi të territorit, rajoni është dalluar që herët për zhvillimin e industrisë, tregtisë, transportit dhe peshkimit. • Evropa ka qenë përherë hapësira e shpikjeve, e ideve dhe e sipërmarrjeve të rëndësishme(motori me avull, elektriciteti etj.) të cilat kanë sjellë ndryshime ekonomiko-sociale jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. • Një ndikim të madh në zhvillimin ekonomik, ka pasur edhe trashëgimia historike dhe kulturore e rajonit, si: tradita e kultivimit të bimëve të ndryshme bujqësore, ajo e mbarështimit të blegtorisë, mekanizimi i prodhimit etj.Fjalë kyçe faktorë të zhvillimit ekonomik burimet e energjisë  energjetikaDiskutojmë: Evropa është një rajon me zhvillim të larmishëm ekonomik. Bazuar nënjohuritë tuaja dhe në informacione të marra në burime të ndryshme,evidentoni degët kryesore të ekonomisë së rajonit dhe disa prej produkteve më të njohura evropiane në hapësirën botërore.EKONOMIA E RAJONIT TË EVROPËS BullgariUkrainëBjellorusiPoloniRep. ÇekeGjermaniFrancëSpanjëItaliLituaniLetoniEstoniFinlandëSuediNorvegjiRumaniGreqiAthinëHungariSllovakiAustriKroaciSerbiBukureshtStambollBudapestVienëKievVarshavëKëlnParisRomëMilanoMadridLisbonLondërIrlandëBritani e MadheBerlin AmsterdamDeti i ZiDeti EgjeD eti i VeriutD eti i NorvegjisëD eti BaltikD eti JonDeti MesdheD eti TirrenDeti AdriatikIshujt BaleareOqeani i Ngrirë i VeriutFeFeFeK+DUWDSDUDTHWYHQGQGRGKMHQHUH]HUYDYHWÅPLQHUDOHYHNU\\HVRUHQÅUDMRQLQH(YURSÅV1bollLEGJENDËMadhësia e depozitësoksid beriliumiborate (kripëra)kobaltqymyrgurikromfluoritegaliumkarbongrafitindiummagneziteniobiumfosfatplatinminerale të rrallësulfitvolframnaftëhekurpotasgaz natyror niveli A (shumë e madhe) niveli B (e madhe) niveli C (e mesme)FeK38
                                
   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44