Page 42 - Demo
P. 42


                                    MësimiI.1 2.8 IndustriaNga gjysma e dytë e shek. XX e në vazhdim, industritë e vendeve të mëdha evropiane kanë pësuar ndryshime të rëndësishme si në strukturë, ashtu edhe në teknologji, duke sjellë për rrjedhojë rritjen e prodhimit industrial (shih grafikun 1). Pjesa më e madhe e industrive në rajon është e përqendruar në Anglinë Jugore, Vendet e Ulëta, Gjermaninë Perëndimore, Francën Lindore, Zvicër dhe në Italinë Veriore. Gjatë dekadës së fundit, Evropa është përfshirë nga një dukuri e rëndësishme, e quajtur deindustrializim. Pjesa më e madhe e industrive po transferohen nga vendet e Evropës Perëndimore, që dikur kanë qenë simbol i prodhimit industrial, drejt vendeve të Evropës Lindore, si dhe jashtë rajonit (kryesisht në Kinë). Kjo për shkak se vendet ku transferohen industritë, kanë fuqi punëtore më të lirë dhe kosto më të ulët të prodhimit. Degët kryesore të industrisë evropiane janë: industria e prodhimit të automjeteve (shih figurën 2/a), industria e lehtë dhe ushqimore, industria kimike dhe farmaceutike, metalurgjia (shih figurën 2/b), industria e prodhimit të pajisjeve elektroshtëpiake, industria e prodhimit të software-ve dhe e pajisjeve elektronike, si dhe industria e përpunimit të drurit.EKONOMIA E RAJONIT TË EVROPËS (VAZHDIM) Fjalë kyçe industria ekonomia bujqësoreDiskutojmë: Industria e prodhimit të makinave dhe industria e modës i kanë kapërcyer kufijtë evropianë, duke prodhuar marka konkurruese në nivel botëror. Evidentoni vendet evropiane që prodhojnë markat më të njohura të makinave ose që janë qendra të rëndësishme të industrisë së modës, si dhe rolin që ato luajnë në ekonominë evropiane. Sektori industrial4,60%8,11% 10,24,112,86%9,84%2,42%1,71%5,59%6,52% Finlandë Francë  Gjermani Itali Holandë Spanjë Suedi Britani e Madhe Vendet e tjera anëtare të BE-së Vendet që janë anëtarësuar së fundmi në BE3DUDTLWMHJUDILNHHSHVKÅVTÅ]ÅVHNWRULLQGXVWULDOQÅHNRQRPLQÅHVHFLOLWSUHMYHQGHYHWÅODUWSÅUPHQGXUD3DPMHQJDVHNWRUÅWÅQGU\\VKÅPWÅLQGXVWULVÅQÅ(YURSÅ12Industria e prodhimit të makinave është e zhvilluar në Britaninë e Madhe, Gjermani, Itali, Francë, Suedi, Spanjë dhe në Republikën Çeke; për prodhimin e anijeve dallohen Britania e Madhe, Gjermania, Finlanda, Italia, Holanda dhe Polonia. Industria e prodhimit të avionëve dhe helikopterëve është e zhvilluar kryesisht në Britaninë e Madhe, Francë dhe Gjermani; ajo e prodhimit të trenave është e zhvilluar në Francë, Britaninë e Madhe dhe në Gjermani. Për prodhimin e motoçikletave dhe biçikletave dallohen Italia dhe Gjermania, ndërkohë që për prodhimin e makinerive industriale dhe bujqësore dallohen Gjermania, Italia, Britania e Madhe dhe Franca.Industria e lehtë dhe ushqimore është e shtrirë në të gjithë rajonin dhe dallohet për prodhimin cilësor D*MDWÅSURFHVLWWÅSURGKLPLWWÅPDNLQDYH E*MDWÅSURFHVLWWÅSURGKLPLWWÅÁHOLNXW40
                                
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46