Page 46 - Demo
P. 46
PUNË PRAKTIKE 2Rezultatet e të nxënitNë përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja: përcakton në hartë rajonin e Evropës dhe nënrajonet e saj; lokalizon, emërton e ngjyros në hartën-skicë format kryesore të relievit dhe hidrografinë e secilit rajon; lokalizon dhe emërton në hartë qendrat më të rëndësishme urbane dhe ekonomike të rajonit; shfaq kuriozitet për zhvillimet demografike dhe ekonomike të këtij rajoni.Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta, në klasë.Materialet burimore: teksti mësimor, materiale dhe harta të gjetura në internet ose në enciklopedi të ndryshme, si dhe materiale të rekomanduara nga mësuesi/ja.Mjetet e punës: harta-skicë, atlasi gjeografik, teksti mësimor, laps, rapidograf, lapsa me ngjyrë/lapustila.Metodologjia që do të përdoret: punë individuale (ngjyrosje dhe emërtim i hartës-skicë), punë në grupe (diskutim, shkëmbim idesh).Puna përgatitore: Për realizimin e kësaj pune praktike, nxënësit/et duhet të bazohen në njohuritë e marra nga teksti mësimor mbi veçoritë fiziko-gjeografike dhe qendrat e rëndësishme urbane dhe ekonomike të rajonit të Evropës. Mësuesi/ja i orienton që më parë nxënësit/et të hulumtojnë në burime të ndryshme (internet, enciklopedi, harta, dokumentarë televizivë etj.) dhe të grumbullojnë informacione në lidhje me veçoritë urbane dhe ekonomike të këtij rajoni.Hapat që do të ndiqni gjatë zhvillimit të orës së punës praktike:1. Përcaktoni në hartën e ekspozuar në klasë rajonin e Evropës.2. Qarkoni dhe emërtoni në hartën-skicë nënrajonet që përbëjnë këtë rajon.3. Lokalizoni në hartën-skicë të Evropës shtetet e secilit prej nënrajoneve.4. Lokalizoni, emërtoni dhe ngjyrosni në hartën-skicë, format kryesore të relievit (fushat, kodrat, malet, pllajat etj.) të rajonit.5. Lokalizoni dhe emërtoni në hartën-skicë hidrografinë e rajonit (detet, liqenet, rrjedhat kryesore lumore etj.).6. Lokalizoni dhe emërtoni në hartën-skicë qendrat më të rëndësishme urbane dhe ekonomike të rajonit.Shënim: Për realizimin e punës praktike nr.2, plotëso hartat-skicë 6 dhe 7 në fund të librit.TEMA: RAJONI I EVROPËS44

