Page 51 - Demo
P. 51
Projekt 1 (ora e parë)Tema: Veçoritë fiziko-gjeografike dhe humane të nënrajoneve të Evropës Rezultatet e të nxënitNë përfundim të këtij projekti, nxënësi/ja, përmes kërkimit gjeografik:zbulon dhe vlerëson vlerat natyrore, historike, kulturore dhe ekonomike të nënrajoneve të Evropës (Evropa Perëndimore, Evropa Veriore, Evropa Ishullore, Evropa Mesdhetare);shfrytëzon teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit, si dhe materiale të tjera mbështetëse për realizimin e projektit;përzgjedh informacione dhe i përpunon ato(ndërton grafikë ose diagrame me të dhëna statistikore);evidenton veçoritë që identifikojnë secilin prej rajoneve dhe vlerëson diversitetin midis tyre;respekton idetë e shfaqura nga të tjerët dhe ndan me ta përvojat individuale.Burimet kryesore të informacionit: teksti mësimor, kllastera dhe materiale të grumbulluara gjatë zhvillimit të temave mësimore; biseda me më të rriturit e familjes; informacione të marra nga interneti; guida të ndryshme turistike, enciklopedi, libra dhe revista me kuriozitete, shtypi dhe dokumentarë televizivë.Metodologjia që do të përdoret: punë në grupe, hulumtim, diskutim, analizë, prezantim, shkëmbim idesh.Mjetet që do të përdoren deri në realizimin e projektit: teksti mësimor, materiale të printuara, informacione nga shtypi, kompjuter, videoprojektor, shënues, tabelë prezantimi, fletëpalosje, postera, fotografi të ndryshme, skica/vizatime, makete të ndërtuara nga nxënësit etj.Çështjet që do të trajtohen gjatë realizimit të projektit:Vlerësimi i pozitës gjeografike të secilit nënrajon dhe i rolit të saj në ndërveprimin midis nënrajoneve.Lokalizimi në hartë i shteteve të secilit nënrajon.Identifikimi dhe analizimi i veçorive fiziko-gjeografike të secilit prej nënrajoneve.Evidentimi i veçorive të popullimit dhe kulturës së secilit rajon.Analizimi i tipareve kryesore të zhvillimit ekonomik dhe të shpërndarjes hapësinore të ekonomisë së secilit prej nënrajoneve.Përshkrimi përmbledhës i veprimtarive kryesore që do të zhvillohen gjatë orës së parë të projektitNxënësit/et:ndahen në grupe me nga katër anëtarë secili;përcaktojnë rolet brenda secilit grup;përcaktojnë burimet e informacionit;diskutojnë mbi mënyrat dhe formatin e prezantimit të produktit të projektit;marrin sugjerime nga mësuesi/ja për detyrat tematike që do të realizojnë për secilin nënrajon të Evropës, të cilat do t’i përfshijnë në produktin e projektit që do të prezantojnë në orën e dytë të tij.49

