Page 52 - Demo
P. 52


                                    MësimiI.12.12Fjalë kyçe pozita gjeografike e Evropës Veriore kushtet natyrore, popullimi dhe ekonomiaDiskutojmë: Vendet që bëjnë pjesë në Evropën Veriore janë: Norvegjia, Suedia, Finlanda, Islanda, Danimarka dhe Estonia. Bazuar në hartën fiziko-gjeografike të Evropës, përcaktoni pozitën gjeografike të këtij nënrajoni dhe përshkruani tiparet e relievit që e karakterizon. Pozita gjeografike e Evropës Veriore Nënrajoni i Evropës Veriore përbën skajin veriperëndimor të Evropës dhe ndahet prej hapësirës së madhe territoriale të saj përmes deteve të Atlantikut Verior. Pozita gjeografike e këtij nënrajoni ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e tij ekonomik dhe social. Ndarja natyrore e nënrajonit nga pjesa tjetër e Evropës me anë të deteve ka sjellë në njëfarë mënyre veçimin e tij nga ndikimi i vendeve të tjera evropiane. Nga ana tjetër, kjo ndarje ka përcaktuar veçori pothuajse të njëjta zhvillimi midis vendeve të këtij nënrajoni. Kështu, bashkëveprimi i gjatë i popujve ka sjellë mes të tjerash kapërcimin e barrierave gjuhësore midis tyre, duke krijuar lehtësi në komunikim, pavarësisht gjuhëve të ndryshme që fliten në këtë nënrajon. Një element tjetër i përbashkët i vendeve të Evropës Veriore është shkalla e lartë e mbrojtjes dhe e respektimit të të drejtave të njeriut, si rezultat i vendosjes së hershme të demokracisë dhe i konsolidimit të saj.  Kushtet natyrore Vendet nordike kanë kushte natyrore të ngjashme, për shkak të shtrirjes së tyre në gjerësitë e mëdha gjeografike. Karakteristikë e këtyre vendeve është vija bregdetare e copëtuar, sidomos në pjesën veriore të nënrajonit. Format kryesore të relievit janë malet dhe fushat, ku dallohet sistemi malor i Skandinavisë dhe Fusha e Evropës Veriore. Fusha e Danimarkës dhe ajo e Suedisë Jugore dallojnë për tokat pjellore, ndërkohë që pjesa më e madhe e Fushës së Evropës Veriore është e ngrirë për një periudhë të gjatë të vitit (e papërshtatshme për mbjelljen e kulturave bujqësore). NËNRAJONET E EVROPËS. EVROPA VERIORED e t i BaltikDeti i NorvegjisëOqeani i Ngrirë i VeriutDeti iVeriut Stokholm Oslo KopenhagenGoatland Bergen HelsinkiTrondheim Oulu Narvik Umea  Gotenborg Rejkjavik TalinSuediIslandëFinlandëEstoniNorvegjiDanimarkëIshujt FaroeTomeKemiLuleIndalGj iri i B o t n i a s VanernDatVanernZona e liqeneveMa l e t e G a d is h u l l itS k a n d i n a vFusha e DanimarkësFusha e Suedisë JugoreFusha e Evropës VerioreFusha e Evropës VerioreHarta fizikoJMHRJUDILNHH(YURSÅV9HULRUH150
                                
   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56