Page 55 - Demo
P. 55


                                    EvropaKirunas), si dhe të bakrit, plumbit, zinkut, magnezit, arit dhe argjendit. Për një kohë të gjatë Suedia ka qenë eksportuese e lëndëve të para dhe e produkteve gjysmë të gatshme për vendet e industrializuara. Sot, ajo është e orientuar më shumë drejt prodhimit të produkteve të gatshme. Ndryshe nga disa vende të tjera evropiane, në Suedi industria është e përqendruar në qytetet e mesme dhe të vogla, ku prodhohen avionë (ushtarakë), helikopterë, anije, automjete (Volvo, Saab), mobilie, çelik i cilësisë së lartë, pajisje elektronike dhe produkte qelqi. Sipërfaqet fushore që shtrihen kryesisht në pjesën jugore dhe jugperëndimore të Suedisë, favorizojnë zhvillimin e ekonomisë bujqësore, e cila dallohet për kultivimin e drithërave (veçanërisht të grurit në Malmoe) dhe për mbarështimin e blegtorisë në jugperëndim të vendit.Islanda është një vend ishullor me terren të vështirë malor dhe klimë të ashpër. Ajo dallohet si një zonë me aktivitet vullkanik dhe me një numër të madh gejzerash, një pjesë e të cilëve përdoret për prodhimin e energjisë elektrike. Ekonomia e saj mbështetet kryesisht në degën e peshkimit, ku prodhimi vjetor i peshkut dhe i produkteve të detit përbën rreth 90% të eksportit të vendit. Finlanda, Danimarka dhe EstoniaPjesa më e madhe e Finlandës karakterizohet nga klima e ftohtë, çka bën që sipërfaqe të mëdha tokash të jenë të papërshtatshme për zhvillimin e bujqësisë. Ajo dallohet për rezervat e mëdha pyjore, ku dhe mbështetet industria e përpunimit të drurit dhe e letrës, produktet e së cilës përbëjnë më shumë se gjysmën e eksportit. Degë të tjera të rëndësishme të ekonomisë janë: industria tekstile (me qendër në Tamperë), ajo e ndërtimit të anijeve dhe të makinerive (në Turku dhe Helsinki) metalurgjia etj.Danimarka dallohet për klimën e butë dhe të lagësht, për tokat pjellore, të cilat zënë 75% të sipërfaqes së përgjithshme të vendit, si dhe për zhvillimin e blegtorisë. Ajo eksporton kryesisht produkte blegtorale, si mish, djathë, shpendë dhe vezë. Për shkak të pozitës së saj gjeografike, Danimarka e ka mjaft të zhvilluar tregtinë e jashtme, sidomos përmes detit (ku dallon Kopenhageni), duke u bërë kështu një vend tranzit për tregtinë e vendeve të rajonit.Estonia karakterizohet nga një reliev i ulët, i përbërë nga rrafshina bregdetare. Ashtu si republikat e tjera të ish-Bashkimit Sovjetik, edhe ekonomia e saj ka qenë e lidhur me ekonominë e centralizuar sovjetike. Shkëputja nga ndikimi i kësaj të fundit çoi në krijimin dhe konsolidimin e një ekonomie të pavarur e të orientuar drejt kërkesave të tregut. Degët kryesore të ekonomisë estoneze janë energjetika (e cila mbështetet në shfrytëzimin e rezervave të mëdha të bitumit) dhe industria e përpunimit të drurit.Radha jote1 ŶĂůŝnjŽǀĞĕŽƌŝƚģĞnjŚǀŝůůŝŵŝƚĞŬŽŶŽŵŝŬƚģEŽƌǀĞŐũŝƐģ͕^ƵĞĚŝƐģ͕&ŝŶůĂŶĚģƐ͕/ƐůĂŶĚģƐ͕ĂŶŝŵĂƌŬģƐĚŚĞffiƐƚŽŶŝƐģ͘2 ,ƵůƵŵƚŽ͕ƉģƌŐĂƟƚĚŚĞƉĂƌĂƋŝƚŶũģĚĞƚLJƌģƚĞŵĂƟŬĞŵďŝŬƵƐŚƚĞƚŶĂƚLJƌŽƌĞ͕ǀĞĕŽƌŝƚģĞƉŽƉƵůůŝŵŝƚĚŚĞƚģnjŚǀŝůůŝŵŝƚĞŬŽŶŽŵŝŬƚģǀĞŶĚĞǀĞƚģffiǀƌŽƉģƐsĞƌŝŽƌĞ͘3DPMHQJDQMÅIHUPÅEOHJWRUDOHQÅ'DQLPDUNÅve (në të të53DPMHQJDQMÅNDQWLHUGHWDUQÅ)LQODQGÅ 3DPMHQJDQMÅIDEULNÅHSÅUSXQLPLWWÅGUXULWQÅ(VWRQL 6 753
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59