Page 56 - Demo
P. 56


                                    MësimiI.1BerlinGjermaniFrancëMonakoHolandëBelgjikëAustri ZvicërDeti i VeriutDeti MesdheOqeani AtlantikVjenëBernëNgushtica e La ManshitElbëRenVeserDanubBrukselMasivi QendrorAmsterdamParis SenëDordonjeLurAl p eF u s h aeE v r o p ë sV e r i o r e LuksemburgLuksemburg2.14 Pozita gjeografikeEvropa Perëndimore ka dalje të gjerë në Atlantik. Ajo laget nga Deti i Veriut në veriperëndim, nga Oqeani Atlantik në perëndim dhe nga Deti Mesdhe në jugperëndim. Kjo pozitë gjeografike është mjaft e favorshme, pasi ndikon në zbutjen e klimës dhe në lidhjen e vendeve të saj me pjesën tjetër të botës. Kanali nënujor i La Manshit (në Ngushticën e La Manshit) krijon mundësi të mëdha lidhjeje të nënrajonit me Evropën Ishullore. Nga ana tjetër, lumenjtë e shumtë që përshkojnë territorin e Evropës Perëndimore mundësojnë lidhjen midis vendeve në brendësi të saj, si dhe me nënrajonet e tjera evropiane. Përgjatë luginave lumore shtrihet një rrjet i gjerë automobilistik dhe hekurudhor, i cili lidh nënrajonin me pjesën tjetër të Evropës.  Kushtet natyroreFormat kryesore të relievit të Evropës Perëndimore janë malet, fushat dhe luginat lumore (shih figurën 2). Në perëndim dhe në veri të këtij nënrajoni shtrihet Fusha e Evropës Veriore, në të cilën bëjnë pjesë Ultësira e Beneluksit dhe Fusha e Gjermanisë. Më në jug të Fushës së Evropës Veriore shtrihet një fashë me pllaja, kodra e male me moshë të vjetër dhe lartësi mesatare, të cilat përbëjnë një zonë të ndërmjetme midis zonave fushore veriore dhe Alpeve në jug. Ato zënë pjesën qendrore të Francës, pjesën lindore të Belgjikës e të Holandës dhe jugun e Gjermanisë. Në jug të nënrajonit shtrihen Alpet (lartësia më e madhe e Evropës, Mali i Bardhë, 4808 m), të cilat janë male të reja, me kreshta të mprehta dhe të mbuluara nga bora në pjesën më të madhe të vitit (shih figurat 1 dhe 2c).Fjalë kyçe pozita gjeografike kushtet natyrore popullimi dhe ekonomiaDiskutojmë: Në Evropën Perëndimore bëjnë pjesë: Gjermania, Franca, Monakoja, Beneluksi (Belgjika, Luksemburgu e Holanda), Zvicra dhe Austria. Bazuar në hartën fiziko-gjeografike të Evropës, përcaktoni pozitën gjeografike të këtij nënrajoni dhe evidentoni format kryesore të relievit që e karakterizon.EVROPA PERËNDIMOREHarta fiziko-gjeografike H(YURSÅV3HUÅQGLPRUH1'LVDQJDIRUPDWHUHOLHYLWWÅ(YURSÅV3HUÅQGLPRUH 2D3DPMHQJD)XVKDHH(YURSÅV9HULRUH*MHUPDQLE3DPMHQJD0DVLYL4HQGURU)UDQFÅ F3DPMHQJD0DOLL%DUGKÅ54
                                
   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60