Page 58 - Demo
P. 58


                                    MësimiI.12.15 GjermaniaPër afro gjysmë shekulli pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania ishte e ndarë në dy shtete dhe vetëm me rënien e komunizmit u bë i mundur ribashkimi i saj. Ajo është një shtet federal (i krijuar më 1871) i përbërë nga 16 lande (shtete), me dalje në Detin e Veriut dhe në atë Baltik. Format kryesore të relievit janë sipërfaqet fushore, të shtrira në pjesën veriore të vendit, dhe Alpet në jug, të cilat përshkohen nga një rrjet i dendur lumenjsh. Nëntoka është e pasur me rezerva mineralesh, sidomos të qymyrgurit të cilësisë së lartë. Gjermania është vendi me popullsinë më të madhe në rajonin e Evropës dhe dallohet për shkallën e lartë të urbanizimit. Territori i saj përbëhet nga një rrjet i dendur rrugësh automobilistike dhe hekurudhore, korridoresh të brendshme lundruese dhe linjash të shumta ajrore, nëpërmjet të cilave realizohet një vëllim i madh i transportit të mallrave e njerëzve brenda dhe jashtë vendit. Si një vend me industri shumëdegëshe, Gjermania konsiderohet simboli i lokomotivës për ekonominë evropiane. Shteti gjerman dallohet për industrinë e prodhimit të makinave dhe është një ndër eksportuesit më të mëdhenj të rajonit. Markat e makinave gjermane më të njohura në të gjithë botën janë: BMV, Mercedez Benz, Volksvagen, Porsh dhe Audi. Gjithashtu, ai dallohet për zhvillimin e industrisë së ndërtimit të anijeve, industrisë kimike, elektronike, industrisë së prodhimit të pajisjeve elektroshtëpiake etj. Rajoni më i industrializuar dhe me shkallën më të lartë të urbanizimit në vend është Ruhri (shih figurën 1). Sot Gjermania është në fazën e zhvillimit postindustrial, ku ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë kryeson ai i shërbimeve. Franca dhe MonakojaFranca është shteti me sipërfaqen më të madhe në Evropën Perëndimore, ku fushat ndërthuren me Masivin Qendror dhe Alpet. Pozita e saj gjeografike (me daljen në Oqeanin Atlantik dhe në Detin Mesdhe), format e ndryshme të relievit dhe tiparet e klimës përbëjnë faktorë të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë bujqësore. Franca dallon për sipërfaqet e mëdha të vreshtave dhe është një ndër prodhueset kryesore të verërave të cilësisë së lartë, drithërave e produkteve blegtorale. Gjithashtu, ajo ka një Fjalë kyçe Gjermania  Franca dhe Monakoja  Beneluksi  Zvicra dhe AustriaDiskutojmë: Bazuar në njohuritë tuaja, evidentoni për secilin prej shteteve të Evropës Perëndimore nga një veçori kryesore të kushteve natyrore, popullimit ose zhvillimit ekonomik.VENDET E EVROPËS PERËNDIMOREHanover BerlinBremenEmdenRajoni i RuhritDuseldorfBokum DortmundEsenHagen DuisburgVupertalMynshenglabahKaselErfurt DresdenLajpsigÇemnitzShveinfurtKarlsruheSaarbryken NurembergShtutgartMynihAusburgManheimFrankfurtKëlnMagdeburgRostokHamburg VilhelmshafenKielLubekLMtalKMynihusburgkenaselErfurKnFenBB Dortm+DUWDHLQGXVWULYHNU\\HVRUHWÅ*MHUPDQLVÅ 1LEGJENDË Industria e ndërtimit të anijeve Industria mekanike Industria elektrike Industria kimike Industria nxjerrëse e mineraleve Industria e prodhimit të makinave56
                                
   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62