Page 59 - Demo
P. 59
Evropaindustri mjaft të zhvilluar, ku sektorët më të rëndësishëm janë energjetika (e mbështetur në energjinë bërthamore) dhe industria e prodhimit të trenave të shpejtësisë së lartë. Kryeqyteti i saj, Parisi, është qendra më e madhe politike, ekonomike dhe kulturore.Monakoja është një shtet i vogël i Evropës Perëndimore, i cili shtrihet në rivierën franceze dhe ka dalje në Detin Mesdhe. Ky vend dallohet për dendësinë e madhe të popullsisë dhe për të ardhurat e larta për frymë. Monakoja njihet gjithashtu si një qendër e zhvilluar turistike dhe bankare.MonsSharlërua LEGJENDË Industria nxjerrëse Metalurgjia, industria e tekstileve dhe ajo e veshjeve Industria e ndërtimit Tregtia dhe financat Transporti dhe komunikacioniLiezhAntverpGentBruzhOstendNamurVerviersLeuvenTurnhoutTournalBRUKSEL Beneluksi Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu, të cilat njihen ndryshe si vendet e Beneluksit, dallohen për standardin e lartë të jetesës, nivelin cilësor të sektorit të shërbimeve, shfrytëzimin intensiv të burimeve natyrore, por edhe për kujdesin e madh në ruajtjen e ekosistemeve natyrore. Ato janë ndër vendet me dendësinë më të madhe të popullsisë në botë. Në Belgjikë dallohen dy zona të mëdha industriale. Në zonën e parë, e cila shtrihet midis qyteteve Sharlërua dhe Liezh, është e zhvilluar industria e rëndë, ndërsa në zonën tjetër, që ndodhet në veri të Sharlëruasë, zhvillohen industria e lehtë dhe të gjitha industritë e tjera. Në Bruksel (kryeqyteti i vendit) gjenden institucionet kryesore të Bashkimit Evropian, çka i jep atij statusin e “kryeqytetit” të Evropës së Bashkuar.6LSÅUIDTHPHYUHVKWDQÅ)UDQFÅ+DUWDHLQGXVWULYHNU\\HVRUHWÅ%HOJMLNÅV7UDQVSRUWLKHNXUXGKRUQÅ)UDQFÅ Pamje nga Montekarlo253 457

