Page 61 - Demo
P. 61
MësimiI.12.16 Pozita gjeografike dhe kushtet natyrore të Evropës IshulloreNënrajoni i Evropës Ishullore shtrihet në perëndim të brigjeve kontinentale të Evropës Perëndimore, midis Oqeanit Atlantik në perëndim dhe Detit të Veriut në lindje. Ky nënrajon përbëhet nga një arkipelag ishujsh, ku dy më të mëdhenjtë janë ishulli i Britanisë së Madhe dhe ai Irlandez. Dy ishujt ndahen midis tyre nga Deti i Irlandës, i cili lidhet me Oqeanin Atlantik nëpërmjet Kanalit të Shën Xhorxhit. Evropa Ishullore përbëhet nga dy shtete, të cilat janë: Britania e Madhe dhe Irlanda. Britania e Madhe përfshin ishullin e Britanisë dhe pjesën veriore të ishullit Irlandez. Shteti i Irlandës, i cili është shkëputur nga Mbretëria e Britanisë së Madhe në vitin 1922, përfshin pjesën jugore të ishullit Irlandez. Britania e Madhe ka një pozitë gjeografike mjaft të favorshme, e cila i mundëson asaj lidhjen dhe komunikimin me vendet e tjera të botës. Fjalë kyçe pozita gjeografike kushtet natyrore të Evropës Ishullore popullimi dhe ekonomiaDiskutojmë: Mbretëria e Bashkuar është njohur për shumë kohë si “perandoria koloniale, ku dielli nuk perëndon kurrë”, për shkak të shtrirjes së kolonive të saj në të gjitha kontinentet. Ajo është cilësuar gjithashtu si “mbretëresha e deteve”, sepse kohë më parë ka zotëruar flotën më të madhe detare. Bazuar në njohuritë e marra në temat e mëparshme, përcaktoni se cilët janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në forcimin e pozitave të saj në arenën ndërkombëtare. EVROPA ISHULLOREBritania e MadheSkociIrlandëIrlanda e VeriutUellsDeti i VeriutDeti IrlandësDeti KeltOqeani Atlantik i VeriutDublinKardifTamizMançesterGlasgou LondonderiLidsLiverpulBelfastEdinburgLondërKanali i VeriutKanali i Sh. XhorxhitKanali i La ManshitM a l ë si as k o c e z eM a l e t P e n i n eHarta fiziko-gjeografike 1H(YURSÅV,VKXOORUH Kanali i La Manshit (34 km i gjatë) lidh Britaninë e Madhe me pjesën tjetër të rajonit të Evropës. Gjerësia gjeografike në të cilën shtrihet nënrajoni dhe dalja e gjerë në Oqeanin Atlantik ndikojnë ndjeshëm në rritjen e përqindjes së lagështisë së ajrit, në të dyja llojet e klimës (polare dhe tropikale) që ndeshen në këtë nënrajon. Për shkak të përbërjes së larmishme gjeologjike të arkipelagut, relievi është më i ulët në jug dhe lartësohet nga pjesa qendrore e tij drejt asaj veriore. 3DPMHQJDEUHJGHWLL(YURSÅV,VKXOORUHb) Pamje nga bregdeti irlandezD3DPMHQJDEUHJGHWLVNRFH]259

