Page 62 - Demo
P. 62
Evropa Popullimi dhe ekonomiaEvropa Ishullore, me një popullsi prej afro 68 milionë banorë, dallohet për një dendësi mesatare të lartë të popullsisë (rreth 271 b/km2). Ajo ka gjithashtu një përqindje të lartë të popullsisë urbane (deri në 81,9%). Ashtu si në Evropën Perëndimore, edhe në këtë nënrajon ritmet e shtimit natyror të popullsisë kanë pësuar rënie të ndjeshme, duke sjellë plakjen e shpejtë të saj.Bazuar në veçoritë fiziko-gjeografike, demografike dhe ekonomike, në Britaninë e Madhe dallohen këto zona: Jugu i Pasur, Veriu, Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut. Jugu i Pasur njihet si zona e industrive shumëdegëshe, e tregut më të zhvilluar të nënrajonit, si dhe e katër aeroporteve të mëdha (më i madhi, Heathrow). Pjesë e kësaj zone është edhe Londra, e cila përbën qendrën më të madhe financiare të nënrajonit dhe një nga më të rëndësishmet në botë. Dalja në det dhe sipërfaqet e mëdha bujqësore kanë favorizuar popullimin e hershëm të kësaj zone dhe, si rrjedhojë, zhvillimin e bujqësisë dhe të peshkimit.IrlandëBritania e MadheBelgjikë+DUWDHGHQGÅVLVÅVÅSRSXOOVLVÅQÅ(YURSÅQ,VKXOORUH3DPMHQJDWUDQVSRUWLSXEOLNQÅ/RQGÅU3DPMHQJDTHQGUDHT\\WHWLWWÅ/LYHUSXOLW 3DPMHQJDPMHGLVHWHEXUVÅVVÅ/RQGUÅV34 5 6LEGJENDËBanorë/km2 deri në 20 20 deri në 50 50 deri në 75 75 deri në 100 100 deri në 200 200 deri në 500 500 deri në 1000 1000 deri në 2500 2500 deri në 5000Jugu i Pasur dallohet për rrjetin e zhvilluar të transportit hekurudhor e atij automobilistik, si dhe për praninë e institucioneve universitare e kulturore (muze të shumtë, parqe të mëdha dhe disa stadiume futbolli, ku më i njohuri është “Uembli”). Një sektor me peshë në ekonominë e kësaj zone është ai i shërbimeve, i cili dallon për cilësinë e lartë dhe përdorimin e gjerë të teknologjisë. Veriu i Anglisë është quajtur “vendlindja” e Revolucionit Bujqësor dhe e atij Industrial.Nëntoka e kësaj zone është e pasur me rezerva qymyrgurore. Qendrat më të rëndësishme industriale janë: Mançesteri, i njohur për zhvillimin e industrisë tekstile; Lidzi, për industrinë e prodhimit të lokomotivave, si dhe Liverpuli, për vëllimin e madh të shkëmbimeve tregtare. 60

