Page 64 - Demo
P. 64
Kontrollo kompetencat1 E vërtetë apo e gabuar?a) Evropa njihet si “vendlindja” e Revolucionit Bujqësor, Industrial dhe Urban. b) Rajoni i Evropës laget në perëndim nga Oqeani Atlantik dhe në veri, nga Oqeani i Ngrirë i Veriut. c) Rajoni i Evropës laget në veri nga Oqeani Atlantik dhe në juglindje shtrihet deri në malet Urale. d) Në rajonin e Evropës janë zhvilluar të gjitha llojet e transportit. e) Në rajonin e Evropës, ritmet e shtimit natyror të popullsisë kanë pësuar rritje. f) Rajoni i Evropës ka një vijë bregdetare të përthyer (me shumë ishuj dhe gadishuj). g) Shtrirja përgjatë Ekuatorit ndikon dukshëm në klimën e Evropës. 2 Emërto në hartën fiziko-gjeografike të Evropës format e relievit dhe hidrografinë e saj dhe analizo: a) format e relievit; b) hidrografinë; c) botën e gjallë.Përsëritja ILEGJENDËEvropa(Evropa Veriore, Evropa Perëndimore dhe ajo Ishullore)3 Përcakto në hartën klimatike të Evropës llojet e klimave të këtij rajoni dhe përshkruaj veçoritë e secilës prej tyre. 4 Evidento: a) popullimin e hershëm të rajonit të Evropës; b) ndikimet e qytetërimeve të hershme evropiane në kulturën botërore;c) rolin e pozitës gjeografike të rajonit të Evropës në zhvillimet historiko-kulturore të tij;d) ndikimet kryesore të qytetërimeve të tjera në kulturën e Evropës;e) trashëgiminë historiko-kulturore që krijoi Evropa, pas zbulimeve të mëdha gjeografike deri në shek. XX;f) ndryshimet që kanë ndodhur në Evropë nga shek. XX deri në ditët e sotme;g) veçoritë kryesore të zhvillimit urban në rajonin e Evropës;h) burimet e energjisë në rajonin e Evropës dhe zhvillimin energjetik të saj.V G62

