Page 65 - Demo
P. 65
5 Përshkruaj: a) historikun e formimit dhe të zgjerimit të Bashkimit Evropian; b) perspektivën e zgjerimit të Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.6 Diskuto rreth pyetjeve të mëposhtme:• Çfarë pozite gjeografike ka rajoni i Evropës? Cili është roli i saj?• Çfarë dinamike ka popullsia e Evropës?• Cilët janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen e numrit të popullsisë së rajonit?• Cilët faktorë kanë ndikuar në rënien e ritmeve të shtimit natyror të popullsisë së rajonit?• Si paraqitet shpërndarja gjeografike e popullsisë në rajonin e Evropës? Pse?• Çfarë është urbanizimi? • Pse Evropa quhet ndryshe “vendlindja” e Revolucionit Urban? • Cilat janë disa prej momenteve kryesore të ndryshimeve që ndodhën në urbanizimin e Evropës?• Cilët faktorë kanë ndikuar më tepër në zhvillimin ekonomik të rajonit të Evropës?• Cila është perspektiva e zhvillimit ekonomik të Evropës? Cilat degëve të ekonomisë do t’u jepet më shumë përparësi në të ardhmen? 7 Analizo dhe ilustro nëpërmjet shembujve zhvillimin: a) e industrisë së rajonit të Evropës; b) e ekonomisë bujqësore; c) e sektorit të shërbimeve; d) e turizmit; e) e transportit; f) e sistemit bankar.8 Plotëso tabelën me disa prej veçorive fiziko-gjeografike, të popullimit dhe të zhvillimit ekonomik të nënrajoneve të paraqitura më poshtë.Nënrajonet e Evropës Veçoritë fizikogjeografike të nënrajonitVeçoritë e popullimit të nënrajonitVeçoritë e zhvillimit ekonomik të nënrajonitEvropa VerioreEvropa PerëndimoreEvropa Ishullore9 Krahaso midis tyre nënrajonet e Evropës dhe evidento: a) veçoritë e përbashkëta; b) veçoritë dalluese.10 Analizo veçoritë e zhvillimit ekonomik të: • Norvegjisë, Suedisë, Finlandës, Islandës, Danimarkës dhe Estonisë;• Gjermanisë, Francës, Monakos, Beneluksit, Zvicrës dhe Austrisë;• Britanisë së Madhe dhe Republikës së Irlandës.63

