Page 66 - Demo
P. 66
PUNË PRAKTIKE 3Rezultatet e të nxënitNë përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja: përcakton në hartën fiziko-gjeografike Evropën Veriore, Evropën Perëndimore dhe atë Ishullore; lokalizon, emërton e ngjyros në hartën-skicë format kryesore të relievit dhe hidrografinë e secilit nënrajon; lokalizon dhe emërton qendrat më të rëndësishme urbane dhe ekonomike të secilit prej nënrajoneve të Evropës; vlerëson dhe respekton diversitetin fizik, social, kulturor dhe ekonomik të nënrajoneve të Evropës; shfaq kureshtje dhe interes për zhvillimet demografike dhe ekonomike të këtyre nënrajoneve.Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike:45 minuta; në klasë.Materialet burimore: teksti mësimor, materiale dhe harta të gjetura në burime të ndryshme (internet, enciklopedi, dokumentarë shkencorë etj.), si dhe materiale të rekomanduara nga mësuesi/ja.Mjetet e punës:harta-skicë, atlasi gjeografik, teksti mësimor, laps, rapidograf, lapsa me ngjyrë/lapustila.Metodologjia që do të përdoret: punë individuale (ngjyrosje dhe emërtim i hartës-skicë), punë në grupe (diskutim, shkëmbim idesh). Puna përgatitore:Për realizimin e kësaj pune praktike, nxënësit/et duhet të mbështeten në njohuritë e marra mbi veçoritë fiziko-gjeografike dhe qendrat e rëndësishme urbane e ekonomike të Evropës Veriore, Evropës Perëndimore dhe asaj Ishullore. Mësuesi/ja i orienton nxënësit/et të përzgjedhin dhe të diskutojnë rreth informacioneve në lidhje me veçoritë fiziko-gjeografike dhe qendrat e rëndësishme urbane e ekonomike të këtyre nënrajoneve. Hapat që do të ndiqni gjatë zhvillimit të orës së punës praktike Përcaktoni në hartën e ekspozuar në klasë: Evropën Veriore, Evropën Perëndimore dhe atë Ishullore. Lokalizoni në hartë e ekspozuar në klasë shtetet e secilit prej nënrajoneve të Evropës. Lokalizoni emërtoni dhe ngjyrosni në hartën-skicë format kryesore të relievit (fushat, kodrat, malet, rrafshnaltat, pllajat, shkretëtirat, gropat etj.) të secilit nënrajon të Evropës. Lokalizoni dhe emërtoni në hartën-skicë hidrografinë (detet, liqenet, rrjedhat kryesore lumore etj.) të secilit prej nënrajoneve të Evropës. Lokalizoni dhe emërtoni në hartën-skicë qendrat më të rëndësishme urbane dhe ekonomike të secilit nënrajon të Evropës.Shënim: Për realizimin e punës praktike nr.3, plotëso hartat-skicë 8 dhe 9 në fund të librit.TEMA: EVROPA VERIORE, EVROPA PERËNDIMORE DHE EVROPA ISHULLORE 64

