Page 67 - Demo
P. 67


                                    MësimiI.12.17 Pozita gjeografikeEvropa Mesdhetare shtrihet në gjerësitë gjeografike mesatare të Hemisferës Veriore. Ajo përfshin Gadishullin Iberik dhe atë Apenin, si dhe pjesën më jugore të Gadishullit Ballkanik. Nënrajoni ka një pozitë gjeografike të favorshme, për shkak të daljes së tij të gjerë në Oqeanin Atlantik dhe në Detin Mesdhe. Evropa Mesdhetare ndahet nga rajoni i Afrikës Veriore dhe i Azisë Jugperëndimore nëpërmjet Ngushticës së Gjibraltarit, e cila përbën një korridor strategjik detar jo vetëm për nënrajonin, por për të gjithë Evropën. Pozita gjeografike e këtij nënrajoni mundëson jo vetëm kushtet optimale për jetesë, por edhe zhvillimin e shumë degëve të ekonomisë së tij, veçanërisht të turizmit. Ai dallohet për kultivimin e bimëve mesdhetare (kryesisht të agrumeve dhe ullinjve), si dhe për prodhimin e verës e të vajit të ullirit. Evropa Mesdhetare është vatra e qytetërimeve të hershme greke e romake, të cilat kanë ndikuar mjaft në zhvillimet e mëvonshme të vendeve mesdhetare dhe atyre mbarevropiane. Gjatë zbulimeve të mëdha gjeografike dhe periudhës që pasoi, vendet e kësaj hapësire, si Italia, Spanja e Portugalia, lanë gjurmët e tyre në kulturën e popujve të rajoneve të tjera të botës.  Kushtet natyroreEvropa Mesdhetare ka një vijë bregdetare të përthyer, ku gadishujt e mëdhenj (kryesisht ai Apenin dhe Gadishulli Ballkanik) pësojnë zgjatime me gadishuj dhe ishuj më të vegjël. Format kryesore të relievit janë malet, që gjenden pothuajse në qendër të gadishujve, dhe fushat, të cilat shtrihen përgjatë vijës bregdetare dhe luginave lumore të tyre. Mes lartësive të relievit dallohen malet Pirenej, Apeninet, malet e Pindit, ishujt malorë të Siçilisë e Sardenjës, Rrafshnalta e Mesetës Qendrore etj., që përbëhen nga toka të varfra shkëmbore. Midis territoreve me reliev të ulët dallohet fusha përgjatë rrjedhës së lumit Po në Gadishullin Apenin, si dhe ajo përgjatë pjesës perëndimore dhe jugperëndimore të Gadishullit Pirenej. Fjalë kyçe pozita gjeografike kushtet natyrore popullimi dhe ekonomiaEVROPA MESDHETAREDiskutojmë: Në Evropën Mesdhetare bëjnë pjesë: Portugalia, Spanja, Italia, Greqia, Malta, Andorra, San-Marinoja dhe Vatikani. Bazuar në hartën fiziko-gjeografike të Evropës, përcaktoni pozitën gjeografike të këtij nënrajoni dhe përshkruani tiparet e relievit të tij.ItaliGreqiSpanjëPortugaliRomëPalermoKaljariNapoli SelanikAthinëMilanoMalet e PinditGadishulli i PeloponezitMalet ApenineMadrid Platforma e Mesetës QendroreLisbonëBilbaoPortoValenciaRajoni i Afrikës Veriore dhe i Azisë JugperëndimoreEvropa PerëndimoreEvropa LindorePalmaNgushtica e GjibraltaritNgushtica e BosKordobaSierra NevadaSierra MorenaBarcelonëAndorrëDeti JonDeti EgjeDeti TirrenDeti LiguriasDeti AlboraTejoDouroEbroPoDeti AdriatikD e t i M e s d h eGuadalkivirM a l e t P i r e n e jA l p eHarta fiziko-gjeografike e (YURSÅV0HVGKHWDUH165
                                
   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71