Page 73 - Demo
P. 73
Evropa Kushtet natyroreEvropa Lindore është një hapësirë me diversitet të madh të kushteve natyrore. Relievi i nënrajonit është një ndërthurje e maleve dhe e kodrave me sipërfaqet fushore. Në veri të tij shtrihet fusha gjermano-polake, pjesë e Fushës së Evropës Veriore, e cila përshkohet nga lumenjtë Odra, Vistula e shumë të tjerë. Në pjesët qendrore dhe jugore të Evropës Lindore shtrihen territore malore dhe kodrinore, të cilat ndahen midis tyre nga fusha të vogla pjellore. Midis lartësive dallohen vargjet e ulëta malore të Masivit të Bohemisë, malet Karpate dhe Alpet e Transilvanisë, të cilat janë vazhdim i Karpateve. Ndërmjet tyre shtrihet Ultësira e Panonisë dhe më në juglindje, Ultësira e Vllahisë, të cilat përshkohen nga lumi Danub. Në jug të këtyre ultësirave shtrihen malet e Ballkanit Qendror, ndërsa në jugperëndim të tyre janë Alpet Dinarike.Për sa i përket klimës, nënrajoni i Evropës Lindore është si një zonë e ndërmjetme midis klimës detare të Evropës Perëndimore dhe klimës kontinentale në lindje të tij. Kështu, nga brigjet perëndimore deri në brendësi të Gadishullit të Ballkanit ndeshet klima mesdhetare, ndërsa më në lindje, klima kontinentale. Natyra kontinentale e klimës ndihet më tepër në pjesën lindore të Polonisë (e cila dallohet për dimrin e ashpër) dhe vjen duke u zbutur në drejtim të pjesës perëndimore të saj dhe në Çeki. Në territoret më në juglindje të këtyre vendeve, një ndikim të madh në klimë kanë edhe masat ajrore që vijnë nga Deti i Zi. Nënrajoni ka një rrjet të dendur lumenjsh, ku më i madhi është Danubi, i cili buron në jugperëndim të Gjermanisë dhe derdhet në Detin e Zi. Ai është një lumë i lundrueshëm dhe përgjatë rrjedhës kalon në 8 vende të nënrajonit (Rumani, Bullgari, Serbi, Kroaci, Hungari, Sllovaki, Moldavi dhe Ukrainë) dhe në dy vende të tjera jashtë tij (Austri dhe Gjermani). Ky lumë shërben si një korridor i rëndësishëm që lidh vendet e nënrajonit me njëri-tjetrin. Krahas tij ka edhe një sërë lumenjsh të tjerë, të cilët derdhen në Detin Baltik, Detin e Zi dhe në Mesdhe. Evropa Lindore dallohet gjithashtu për shumëllojshmërinë e tokave dhe të botës së gjallë. Popullimi i Evropës LindoreNënrajoni i Evropës Lindore ka një popullsi prej afro 190 milionë banorë, dendësia mesatare e së cilës është rreth 16 b/km2. Zonat me dendësi më të madhe të popullsisë janë veriperëndimi i Çekisë, jugu i Polonisë, zonat urbane të Ukrainës dhe hapësira rreth 'LVDIRUPDWÅUHOLHYLWQÅ2 (YURSÅQ/LQGRUHD3DPMHQJD)XVKD3RODNH E3DPMHQJDPDOHW.DUSDWH F3DPMHQJDOXJLQDH'DQXELWPoloniBjellorusiLituaniUkrainëMoldaviRumaniTurqAustriveniRep. ÇekeKroaciHungariSllovakiMaqedonia e VeriutShqipëriGreqiBullgari KosovëSerbiMal i ZiBosnjëHercegovinë no+DUWDHVKSÅUQGDUMHVVÅSRSXOOVLVÅQÅ3 (YURSÅQ/LQGRUHLEGJENDËBanorë për km2 deri në 20 20 deri në 50 50 deri në 75 75 deri në 100 100 deri në 200 200 deri në 500 500 deri në 1000 1000 deri në 2500 2500 deri në 500071

