Page 75 - Demo
P. 75
MësimiI.1 2.20 Polonia, Lituania, Letonia dhe BjellorusiaPolonia, Lituania, Letonia dhe Bjellorusia shtrihen në pjesën lindore të Fushës së Evropës Veriore, gjë që u mundëson këtyre vendeve zhvillimin e ekonomisë bujqësore. Ato dallohen për kultivimin e drithërave, bimëve industriale, patates dhe perimeve, ndërsa në blegtori, për mbarështimin e shpendëve, gjedhit dhe derrit. Fjalë kyçe Polonia, Lituania, Letonia dhe Bjellorusia Moldavia, UkrainaDiskutojmë: Përcakto në hartën fiziko-gjeografike të Evropës pozitën gjeografike të Polonisë, Lituanisë, Letonisë, Bjellorusisë, Moldavisë dhe Ukrainës. Përshkruaj disa veçori të kushteve natyrore, popullimit ose të zhvillimit ekonomik të njërit prej këtyre vendeve. VENDET E EVROPËS LINDOREBjellorusiRajoni i RusisëPoloniLituani Deti BaltikGadishulli Kurzeme LetoniVarshavëPoznanLodz VroclauLublinRigë OgreLiepaja DaugavpilsVentspilsValmieraAluksneMinskPastaviPolatskOrshaKryçavHomielMazir Brest PinskVilnusUtenaJoniskis TelsiaiSilutëGdanskShzecinKrakovëKatovicë +DUWDSROLWLNHH3RORQLVÅ/LWXDQLVÅ/HWRQLVÅGKHH%MHOORUXVLVÅ 1Krahas bujqësisë, në këto vende është e zhvilluar edhe industria. Letonia dhe Bjellorusia janë të pasura me minerale, ku e para dallohet për rezervat e naftës (në Gadishullin Kurzeme), ndërsa Bjellorusia, për rezervat e naftës (në pjesën jugperëndimore të vendit) e të potasit (rezerva të mëdha në jug të Minskut, që janë edhe lëndë e parë për eksport). Në energjetikë, këto vende mbështeten në shfrytëzimin e naftës dhe të gazit natyror, të importuar kryesisht nga Rusia, ndërsa në Lituani, prodhimi i energjisë sigurohet edhe nga HEC-et. Një degë me peshë në ekonominë e Lituanisë është metalurgjia. Të gjitha këto vende kanë të zhvilluar industrinë kimike, ushqimore, të drurit dhe industrinë tekstile. Për përpunimin e drurit dhe të produkteve të tij dallohet Bjellorusia, në të cilën, gati 2/5-ën e sipërfaqes e zënë pyjet. Industria e prodhimit dhe e riparimit të anijeve është e zhvilluar në Poloni, kryesisht në portin e Gdanskut (në Detin Baltik). 3DPMHQJDSRUWLL*GDQVNXW3RORQL 3DPMHQJDQMÅUDILQHULQDIWHQÅ/HWRQL 3DPMHQJDQMÅKLGURFHQWUDOQÅ/LWXDQL,QGXVWULDHGUXULW%MHOORUXVL2 34573

